Bankat, kreditë e këqija
arrijnë në 1 miliard euro
Arrin në 24.2 për qind sasia e kredive me probleme, të cilat nuk paguhen në kohën e duhur. Në vlerë monetare, fjala është për 1 miliardë euro hua, të cilave shqiptarët nuk u shlyejnë dot detyrimet në banka.
TIRANE - Kredia e keqe arrin në 1 miliardë euro. Totali i huave me probleme në fund të prillit arriti në 24.2% të totalit, sipas Shoqatës Shqiptare të Bankave, duke kapur kështu nivelin më të lartë që nga viti 2001, kohë kur sistemi bankar, në pjesën më të madhe shtetëror, po ristrukturohej duke fshirë gjithë huatë me probleme.
Në total, huatë me probleme në sistemin bankar, në vlerë absolute, kanë arritur në më shumë se 999 milionë euro, nga e cila një e treta konsiderohen të humbura. Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, kreditë problematike të sistemit bankar janë tani sa afro 10 për qind e tij.
Pasi qëndruan në nivele të ulëta nga viti 2001, huatë joperformuese filluan të rriteshin me shpejtësi që nga fundi i vitit 2008, kohë kur sistemi bankar shqiptar filloi të ndiente pasojat e krizës financiare globale nga njëra anë dhe ekonomia shqiptare filloi të ngadalësonte ndjeshëm ritmet e rritjes, që zbritën nga 8% në 2008-n, në 2-3% në 2009-2012.
Më 2007, kredia e keqe zinte vetëm 3.1 për qind të totalit të huasë së dhënë nga bankat për klientët e vet, individë apo biznese. Kjo shifër ishte 3.6 për qind në janar të 2008-ës, ndërkohë që rritja nisi me shifrën 6.8 për qind në janar të një viti më vonë.
Kalimin e kufirit dyshifror e kemi në janar të 2010-ës, kur ky nivel ishte 11.6 për qind dhe që prej atëhere treguesi ka përjetuar një rritje të jashtëzakonshme sa u përket ritmeve. Kështu, në janar të vitit 2012 shifra e kredisë së keqe në raport me totalin ishte 18.9 për qind, por më pas u kalua edhe kuota e 20 përqindëve.
Në total, kredia e dhënë nga bankat, si portofol, është më shumë se 578 miliardë lekë, por 140 miliardë rezultojnë problematike.
Faktor edhe më negativ është ai se ritmin më të shpejtë të rritjes e ka shënuar treguesi i huave të humbura, që u shtua me 2.3 pikë përqindjeje përgjatë 2012-s; ndërsa huatë e dyshimta dhe ato nënstandarde u rritën përkatësisht me 1.3 dhe 0.5 pikë përqindjeje.
Shuma që bankat nuk shpresojnë se do të rikuperojnë më nga kredia që ato kanë dhënë për biznesin privat apo për individët është rritur në mënyrë të frikshme, me 40%, vetëm gjatë vitit 2012, duke arritur në 310 milionë euro, nga 220 milionë euro në fund të 2011.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
14.8%
-
Jo
80.9%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 622
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ushtria libaneze apel banorëve: Shmangni zonat ku forcat izraelite janë ende të pranishëm
27 Nëntor, 08:39
-
Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan
27 Nëntor, 08:33
-
Greqi/ U kapën me 30 kg marijuanë, 2 shqiptare në pranga
27 Nëntor, 08:31
-
Panik në Ekuador, aeroplani rrëzohet në mes të rrugës! Humbin jetën dy persona, plagoset një tjetër (VIDEO)
27 Nëntor, 08:19
-
Hamasi është gati për një armëpushim me Izraelin në Rripin e Gazës
27 Nëntor, 08:11
-
Vranësira dhe temperatura deri në 19 gradë, parashikimi i motit për sot
27 Nëntor, 07:57
-
Vendosni një ekulibër midis punës dhe dashurisë, çfarë kanë rezervuar yjet për sot
27 Nëntor, 07:50
-
Lufta në Ukrainë/ Oficerët ukrainas informojnë NATO-n për raketën balistike të lëshuar nga Rusia në Dnipro! Ministri i Mbrojtjes, Umerov takime sot në Seul
27 Nëntor, 07:48
-
'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia
27 Nëntor, 07:33
-
Lufta e Izraelit me Hezbollahun/ Hyn në fuqi armëpushimi, festë në rrugët e Bejrutit
27 Nëntor, 07:26
-
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të filluar zyrtarisht transferimin e pushtetit
27 Nëntor, 07:13
-
Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë
26 Nëntor, 22:57