TIRANE- Në tremujorin e dytë të vitit 2014, ekspertët e kredisë në banka shprehen për vijimësi të lehtësimit të standardeve të kreditimit për individët. Përqindja neto e bankave që shprehen për lehtësim të standardeve rezultoi +16.9%, nga rreth 3.1% që ishte në vrojtimin e mëparshëm.
Gjithashtu, niveli aktual i lehtësimit të standardeve të kredisë për individët është në linjë me pritjet e shprehura nga bankat për tremujorin e dytë të vitit 2014 në vrojtimin e mëparshëm. Sipas qëllimit të përdorimit të kredisë, standardet u lehtësuan si për kredinë konsumatore ashtu dhe për atë me qëllim financimin e blerjes së banesës. Balancat përkatëse shënuan vlerat +22.5% dhe +15.5%, nga +6.5% dhe -9.6% në tremujorin e mëparshëm. Kredidhënia nga bankat e nivelit të dytë është lehtësuar gjatë tremujorit të dytë të vitit Kërkesa për kredi blerje banese, 1.2% rritje 2014, si për bizneset, ashtu edhe për individët, konstaton Banka e Shqipërisë në raportin e saj lidhur me vrojtimin e aktivitetit kreditues në tremujorin e dytë të vitit, të publikuar dje. Sa u përket bizneseve, në tremujorin e dytë standardet e kredisë u lehtësuan për herë të parë pas 12 tremujorësh.
Balanca neto e përgjigjeve të bankave u rrit me 11.2% krahasuar me tremujorin e kaluar. Ky përmirësim është kryesisht rezultat i lehtësimit të standardeve të kredisë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Standardet për kredinë dhënë korporatave në tremujorin e dytë të vitit u lehtësuan në një shkallë më të ulët. Pritjet e bankave për tremujorin e tretë të vitit 2014 janë optimiste: standardet e kredidhënies pritet të lehtësohen dhe kërkesa të rritet.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com