Kreditimi i ekonomisë për qershorin regjistroi sërish rritje. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia për muajin u rrit me rreth një miliard lekë, duke prekur vlerën totale të 552 miliardë lekëve.
Rritja e qershorit e çoi kredinë në prag të daljes nga rezultat vjetor negative. Me bazë vjetore, kreditimi pothuajse ka arritur të njëjta vlera krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Dy muajt e fundit kanë dhënë më fund sinjale të një rritjeje domethënëse të kreditimit të ekonomisë. Rritja e kreditimit gjatë qershorit ishte e shpërndarë në të gjitha segmentet e klientëve, por shtysa në muajt e fundit ka ardhur sidomos nga segmenti i bizneseve, që ngelet përcaktues për ecurinë e kreditimit të ekonomisë, duke qenë se përbën mbi 65% të totalit.
Muaji qershor e ka përmirësuar ndjeshëm ndryshimin vjetor të kredisë për biznesin dhe rënia ka zbritur në 0.6%, nga 2.9% që kishte qenë muajin e kaluar. Ndërkohë, kreditimi i individëve vijoi rritjen edhe gjatë muajit, me afro 1 miliard lekë më shumë krahasuar me prillin.
Ndryshe nga kredia për bizneset, huadhënia për individët është në rritje edhe me bazë vjetore, me 1.6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kreditimi në muajt e fundit më në fund duket se po ndjek ecurinë në përmirësim të treguesve të tjerë ekonomikë.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com