Bankat, më shumë kredi për
qeverinë se për biznesin
Gjatë tre muajve të parë të këtij viti, rritja në investimet e letrave me vlerë të qeverisë nga ana e bankave të nivelit të dytë në Shqipëri ishte 100 milionë euro, ajo e kredisë për ekonominë vetëm 2.6 milionë euro.
TIRANE - Bankat e nivelit të dytë po ndihmojnë masivisht qeverinë shqiptare, duke blerë bono thesari e obligacione. Pjesa më e madhe e bankave u tërhoqën nga kreditimi për biznesin dhe individin në muajt e parë të vitit 2013, por duket se ato nuk e kanë lënë pas dore qeverinë, duke qenë mjaft aktive në blerjen e letrave me vlerë.
Këto blerje nga bankat u rritën me 4% në fund të marsit 2013 (14 miliardë lekë), në raport me dhjetorin 2012, ndryshe nga kredia për ekonominë, që u rrit me 0.1% (vetëm 365 milionë lekë) për të njëjtën periudhë.
Shoqata e Bankave ka publikuar bilancin e tremujorit të parë, sipas të cilit del që ato banka që kanë ulur apo nuk kanë rritur portofolet e huadhënies i kanë investuar paratë e lira kryesisht në blerjen e letrave me vlerë të qeverisë. Kjo ka çuar dhe në një ulje rekord të interesave të bonove, të cilat në ankandin e javës së kaluar zbritën në nivele minimale historike prej 5.9 përqindësh për bonot njëvjeçare.
Banka që ka rritur më shumë portofolin e letrave me vlerë, me rreth 8% (apo gati 7 miliardë lekë) në raport me fundin e 2012-s, është BKT, e cila ka kredituar shumë pak ekonominë. Të njëjtën tendencë ka ndjekur edhe Credins, me rritje 24% (1 miliardë lekë) të portofolit të investimeve në letrat me vlerë. Rritje të ndjeshme kanë shënuar Alpha Bank, Intesa San Paolo, Raiffeisen, Societe Generale, Union Bank, NBG.
Në kushtet kur borxhi nga jashtë është mundësuar nga pak institucione bankare islamike, qeverisë i është dhënë në këtë mënyrë një ndihmë e konsiderueshme, por as qeveria dhe as Banka qendrore nuk kanë tërhequr vëmendjen për faktin që klientëve të tjerë u është dhënë 50 herë më pak kredi se sa qeverisë, me blerjen masive të bonove.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
16%
-
Jo
78.4%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 287
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21