Bankat në Shqipëri, kreditë
e këqia më të mëdhatë në rajon

Bankat në Shqipëri, kreditë <br />e këqia më të mëdhatë në rajon
TIRANE - Shqipëria, së bashku me Serbinë dhe Malin e Zi, ishin shtetet e rajonit që përjetuan një rritje të shpejtë të huave me probleme pas vitit 2008, me nivele që iu afruan apo e kaluan 20 përqindëshin. Në Mal të Zi ato arritën në nivel rekord prej 21% të totalit të huasë në vitin 2010 dhe në Serbi, niveli më i lartë i huave joperformuese arriti në 2011-n dhe në pjesën e parë të 2012-s, përkatësisht me 19 dhe 19.9%.

Edhe Shqipëria përjetoi një rritje të shpejtë të huave që nuk kthehen në kohë, duke arritur në vitin 2012 në nivelin më të lartë në rajon, afër 24%. Shtetet e tjera të rajonit, si Maqedonia dhe Bosnje-Hercegovina, ndonëse kanë shënuar rritje të këtij treguesi, kanë arritur ta mbajnë atë nën kontroll, përkatësisht në 10.6 dhe 12.7% në fund të vitit 2012.

Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, që dy vitet e fundit kanë arritur që ta vënë nën kontroll këtë tregues, në Shqipëri fenomeni vijoi të acarohej, duke e mbyllur vitin 2012 me një nivel huash me probleme tri pikë përqindjeje më të lartë se një vit më parë.

Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, huatë me probleme në Mal të Zi zbritën në 16.9%, nga 18.5% që kishin qenë në tremujorin e mëparshëm. Edhe Serbia ka arritur ta zbresë këtë raport në 18.6% në fund të tremujorin të fundit 2012, nga 19.9% që ishte ai një tremujor më parë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë