Bankat pesëfishojnë fitimet pas
stabilizimit të kredive me probleme
Bankat private fituan rreth 50 milionë dollarë në 5 muajt e parë të vitit, mesatarisht 10 milionë dollarë në çdo muaj. Të dhënat e fundit zyrtare nga shoqata shqiptare e bankave tregojnë se krahasuar me një vit më parë, fitimet e sistemit bankar janë rritur me mbi 5 herë duke shënuar një rekord historik.
TIRANE- Bankat private fituan rreth 50 milionë dollarë në 5 muajt e parë të vitit, mesatarisht 10 milionë dollarë në çdo muaj. Të dhënat e fundit zyrtare nga shoqata shqiptare e bankave tregojnë se krahasuar me një vit më parë, fitimet e sistemit bankar janë rritur me mbi 5 herë duke shënuar një rekord historik.
Shifrat tregojnë përmirësim të fortë në të gjithë treguesit që masin përfitueshmërinë e sistemit. Kthimi nga kapital, i cili mat fitimin e bankave në raport me paratë e investuara nga aksionerët e tyre, arriti 11.2 për qind në fund të pesëmujorit.
Kjo do të thotë se për çdo 100 lekë kapital të investuar në bankë aksionerët kanë marrë mbrapsht 11.2 lekë fitim për pesë muajt e parë. Një vit më parë shifra ishte 2.2 për qind.
Përmirësimi i fortë i treguesve vjen në një kohë kur aktiviteti kryesor që kryejnë bankat, ai i ndërmjetësimit financiar, është në tkurrje krahasuar me një vit më parë.
Prej disa muajsh depozitat në sistem kanë ngrirë, ndërsa kredia në fund të pesëmujorit ishte 1.7 për qind më e ulët se një vit më parë.
Ekspertët e Bankës së Shqipërisë thonë se pjesa kryesore e rritjes së fitimeve të gjeneruara nga bankat lidhet me rënien e fondeve që ato duhet të lënë mënjanë për të mbuluar kreditë e këqija.
Këto të fundit, prej disa muajsh kanë ndalur rritjen dhe janë stabilizuar në nivelin 24 për qind. Kjo i ka çliruar bankat nga detyrimi për të ngrirë fonde të reja shtesë në formën e provigjoneve për mbulimin e humbjeve që vijnë nga kreditë me probleme.
Por përtej kësaj, të dhënat tregojnë se 2014, vit i cili për ekonominë dhe qytetarët parashikohet sërish një vit i vështirë, duket se nuk do të jetë i tillë për sistemin financiar.
Marrë nga "Top Channel"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4560
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45