Bankat private: Mund të
kreditojmë qeverinë shqiptare

Bankat private: Mund të<br />kreditojmë qeverinë shqiptare
TIRANE- Sistemi bankar vendas i cili gjeneron një sasi të madhe likujditeti e mbledhur nga depozitat e qytetarëve, është i gatshëm të kreditojë qeverinë shqiptare vitin që vjen. Në një intervistë për "A1 Report", kryetari i Shoqatës së Bankave, Sejhan Penxhabllëgil, përmend mundësinë e kreditimit nga tregu i brendshëm, si më të mirën për ekonominë vendase.

 “Në fakt këtë gjë e kemi propozuar edhe më parë. Ne do ta bënim këtë me kënaqësi, për sa kohë që do të bëhen disa korrigjime në kuadrin rregullator. Nuk ka kuptim që partë që sillen në vend nga shqiptarët, të futen në sistemin bankar dhe pastaj të dërgohen drejt bankave europiane jashtë, ndërkohë që fare mirë me këto para mund të kreditohej qeveria”, tha Seyhan Pencabligil.

Pas heqjes së tavanit të borxhit, qeveria po aplikon për të marrë një kredi nga FMN-ja për vitin 2014. Por z. Penxhabllëgil, thekson se më mirë do të ishte që remitancat të ktheheshin në investime se sa në depozita.

“Qeveria është në proces negociatash me FMN-në pasi vendi ka nevojë për burime financiare të jashtme. Shumë shqiptarë kanë punuar dhe punojnë në Itali dhe Greqi duke sjellë eurot e tyre këtu, brenda sistemit bankar. Ndërkohë, bankat nuk mund të financojnë Qeverinë shqiptare në euro, kështu që paratë e hyra në Shqipëri nga remitancat, dërgohen sërish në bankat europiane me interesa shumë të ulëta. Ajo çka është e vështirë për t'u kuptuar, është që në të njëjtën kohë kur vendi kërkon para, përse këto euro të shqiptarëve të cilët janë në vende të tjera nuk mobilizohen dhe të sillen mbrapsht në vend, për të kredituar qeverinë Shqiptare”, vijoi Seyhan Pencabligil.

Sistemi bankar shqiptar e ka ngadalësuar ritmin e kreditimit gjatë vitit të fundit sidomos drejt sektorit privat. Por qeveria e mëparshme e përdori disa herë tregun e brendshëm bankar për të marrë borxhe sidomos për shpenzimet dhe përfundimin e investimeve publike.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit