Bankat rritin fitimin në
periudhën janar-prill

Bankat rritin fitimin në<br />periudhën janar-prill
TIRANE - Sistemi bankar rezulton të ketë përmirësuar rezultatin financiar në muajin prill, duke e mbyllur katërmujorin e parë të vitit me një fitim prej afro 1.6 miliardë lekësh, nga rreth 1.3 miliardë lekë që kishte qënë rezultati i tremujorit.

Të dhënat e paaudituara nga Shoqata Shqiptare e Bankave tregojnë një sistem bankar që në tërësi vazhdon të jetë fitimprurës, ndonëse fitimet këtë vit janë më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ritmet më të ngadalta të kreditimit dhe shkalla e konsiderueshme e kredive me probleme i kanë tkurrur fitimet e bankave.

Pavarësisht nga pesha e rëndë e kredive me probleme, sistemi bankar ka nivelin më të lartë të kapitalizimit në dy vitet e fundit, me 15.9%, afro 4 pikë përqindje më shumë nga ç’është e detyrueshme me rregullore.
Një pjesë e mirë e bankave, edhe në kushte të rënies së fitimit,  kanë reaguar ndaj krizës duke shtuar kapitalin.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.06.2013
 
Redakisa Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan

Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan