Bankat, shtohen shumë here
depozitat e individëve pa afat

Bankat, shtohen shumë here<br />depozitat e individëve pa afat
TIRANE - Sipas Bankës së Shqipërisë, ecuria e depozitave ndër vite paraqitet kryesisht në favor të depozitave me afat, përveç periudhës 1993-1996, kur ky raport ka qenë gati i padukshëm. Fakti nëse depozituesit zgjedhin t’i depozitojnë paratë e tyre me ose pa një afat maturimi tregon besueshmërinë që ata kanë tek institucionet bankare dhe situata ekonomike në vend.

Në vitin 2012 depozitat me afat qëndronin në vlerën 388.3 miliardë lekë, pra 4.4 herë më shumë se ato pa afat. Personat fizikë dhe juridikë që përfitojnë interesa nga depozitimet e tyre në institucione të ndryshme financiare në Republikën e Shqipërisë sipas hulumtimit të Open Data Albania, janë autoritetet vendore, ndërmarrjet jofinanciare publike, institucione të tjera financiare, sektori privat dhe individët.

Në vitin 2012 këto institucione kanë zgjedhur t’i depozitojnë paratë e tyre kryesisht në depozita me afat. Rasti i individëve paraqitet ndryshe. Ata kanë zgjedhur depozitat pa afat gati shtatë herë më shumë se ato me afat. Paratë e depozituara nga individët pa afat më 2012 shënonin vlerën e 373.4 miliardë lekëve.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.09.2013
 
Redakasia online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë