TIRANE - Paketa e masave e miratuar së fundi nga bordi i bankës qendrore nuk ka hasur në miratim deri tani nga bankat e nivelit të dytë. Këto masa synojnë nxitjen e kreditimit nga ana e bankave.
Sipas specialistëve të sektorit bankar, detyrimi i operatorëve tregtarë të rritin likuiditetin që qarkullon në vend, në mënyrë që kjo pjesë e parave të rritë kreditimin, do të shtonte numrin e kredive, por në të njëjtën kohë do të rrisë edhe huatë e këqija, të cilat në këto momente kanë kapur shifrën 23%.
Nga ana tjetër, për ekspertët e tregut financiar, paketa e masave që ka ndërmarrë Banka e Shqipërisë është e vonuar në kohë. Sipas Adriana Berberit, problemi i kreditimit te ekonomisë ekziston që prej dy vitesh.
Një nga shqetësimet e tjera të bankave është edhe pjesa e ekzekutimit të kolateralit, e cila kërkon ndryshime të mëdha në Kodin Civil. Aktualisht, interesi i biznesit për të marrë një kredi ka rënë ndjeshëm.
Banka e Shqipërisë synon të incentivojë bankat që e rrisin kredinë me të paktën 4%, por kjo është pritur me rezerva nga disa banka, që nuk dëshirojnë që përfitimet të kushtëzohen nga rritja e kredisë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.03.2013
Redaksi Online
(b.m.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com