Sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave, stoku i huasë për ekonominë ka rënë me 0.1% për periudhën në fjalë (qershor 2013/dhjetor 2012) në 498 miliardë lekë. Më aktive në kredidhënie rezulton Intesa SanPaolo, që ka rritur portofolin e saj me 9.7% (4.8 miliardë lekë) në 54 miliardë lekë në fund të 6-mujorin 2013 në raport me dhjetorin 2012.
Për 12 bankat që kanë raportuar të dhënat, investimet në letrat me vlerë të qeverisë janë rritur me 9.6% (30 mld lekë), duke arritur në 346 mld lekë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)