‘Bankers’ investoi 10 milionë USD për komunitetin në 15 vite! Xiao: Përmirësojmë jetën e banorëve në Patos-Marinzë

Rreth 10 milionë dollarë janë investuar nga Bankers Petroleum Albania në komunitetet e zonës Patos-Marinzës gjatë 15 viteve të fundit. Gjatë eventit të 15 vjetorit të partneritetit Bankers-komunitet , CEO HongPing Xiao, reflektoi mbi rrugëtimin e kompanisë.

"Për 15 vjet, Bankers Petroleum ka punuar për të qenë më shumë se një kompani nafte. Ne kemi punuar të jemi një pjesë integrale e komunitetit, duke marrë përgjegjësinë për mirëqenien e njerëzve përreth fushës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës," tha z.Xiao.

Që nga viti 2010, Bankers Petroleum ka investuar më rreth 10 milionë dollarë në projekte lokale, duke mbështetur infrastrukturën, arsimin, shëndetësinë dhe shumë të tjera. 
Dhjetëra rrugë, shkolla, qendra shëndetësore, spitale, sipërmarrje të vogla private janë ndërtuar dhe ngritur me mbështetjen e Bankers. 

Këto investime janë pjesë e një angazhimi më të gjerë për zhvillimin e qëndrueshëm, duke përfshirë edhe standarde të larta për monitorimin mjedisor, siç janë instalimi I 48 qendrave monitorimi për ujërat nëntokësorë dhe gati 50 pika monitorimi të ajrit.

Kompania ka vendosur një target ambicioz për të ardhmen për të arritur 1 milion tonë prodhim deri në vitin 2030, çfarë do të sjellë edhe më shumë investime në komunitet.

"Do të vazhdojmë të zgjerojmë partneritetet tona me palët e interesuara lokale dhe do të sigurojmë që rajoni i Patos-Marinzës të ketë sukses", shtoi CEO i Bankers.

Ndërkohë kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi vlerësoi bashkëpunimin shumëvjeçare me Bankers për projekte të rëndësishme në këtë Bashki dhe kërkooi angazhim edhe më të madh në vitet  e ardhshme.

Bankers prej mëse dy dekadash ka nën koncesion fushën më të madhe naftëmbajtëse në vend.

S.B/A.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedia në Magdeburg, reagon Scholz: Lajmet sugjerojnë për më të keqen! Mendimet e mia shkojnë për viktimat dhe familjet

Tragjedia në Magdeburg, reagon Scholz: Lajmet sugjerojnë për më të keqen! Mendimet e mia shkojnë për viktimat dhe familjet