Bankers Petroleum planifikon të investojë vitin qe vjen 218 milionë dollarë


TIRANE, 12 Dhjetor/ATSH/- Bankers Petroleum planifikon të investojë për vitin 2015,  218 milionë dollarë. Plani i investimeve do të mbështetet tërësisht nga të ardhura të gjeneruara nga operacionet dhe likuiditetet e kompanisë. Buxheti është aprovuar nga Bordi i Drejtorëve të Kompanisë dhe është dorëzuar tek autoritetet shqiptare për aprovim.
Plani i investimeve për vitin 2015 do të vijojë të përqendrohet në tre drejtime kryesore strategjike: zbatimi i programit primar horizontal të shpimit, përshpejtimi i programit dytësor të zhvillimit dhe investime për përmirësimin e operacioneve me qëllim uljen e kostove dhe garantimin e infrastrukturës dhe faciliteteve të nevojshme që mbështesin rritjen e kompanisë.
David French, President dhe CEO, bën të ditur se, është hartuar një plan investimesh strategjike të mbuluara plotësisht me financimet që gjenerohen nga aktivitetet tona hidrokarbure, ndërkohë që investojnë në rritjen e mëtjeshme të Bankers.
"Gjatë këtyre viteve Bankers ka ngritur një biznes me një bilanc të pastër financiar dhe operacione fleksibël ndaj luhatjeve të çmimit të naftës. Në kombinimin e programeve tona të shitjeve dhe ruatjen e pozitës tonë për vitin 2015, ne parashikojmë një diferencë në çmim prej 30 dollarë për fuçi në 70 dollarë Brent dhe gjithashtu ka kapacitetet për të përballuar edhe rëniet e mëtejshme të çmimit të naftës. Ky buxhet bazohet në uljen e kostove në procesin e shpimit të puseve horizontale, dhe duke vijuar me angazhimin tonë për rritjen e rezervave dhe prodhimit në të ardhmen përmes shtimit të injektimit të polimerit. Ne besojmë se disiplina jonë financiare, menaxhimi i rezervave, dhe aftësitë operacionale do të na ndihmojnë të përballojmë edhe këtë treg të paqëndrueshëm të naftës në botë", shprehet ai. /a.gjonaj/ /a.ke/
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet