Banorët e fshatrave Petove e Bajkan vijojnë të kundërshtojnë punimet për ndërtimin e “by-passit” Fier-Levan. Banorët nuk kanë lejuar mjetet e firmës që po kryen punimet të vijojnë aktivitetin e tyre.
 
Shkak i protestës vijon të mbetet pakënaqësia e banorëve për çmimin më të cilin shteti u ka vlerësuar tokën, që sipas tyre është shumë i ulët.
 
Banorët apelojnë për zgjidhjen e këtij problemi, teksa shtojnë se në rast të kundërt do përshkallëzojnë protestat.