Banorët e Balldrenit të Lezhës
në protestë për ujin e pijshëm

Banorët e Balldrenit të Lezhës<br />në protestë për ujin e pijshëm
LEZHË-Dhjetra banorë të lagjes rrëzë Malit në fshatin Balldre të Lezhës kanë dalë në protestë, pasi edhe pas ndërtimit të ujësjellësit të ri ata nuk do të furnizohen me ujë.
 
Të gjitha familjet, ndërkohë që edhe rruga është shkatërruar nga këto punime dhe nuk po kthehet në gjendjen e mëparshme.
 
Sipas tyre janë më shumë se 30 familje të cilët nuk do të furnizohen sërish me ujë, pasi linja e ujësjellësit ka ardhur deri në gjysmën e lagjes së tyre.
 
Banorët thonë se për këtë çështje i kanë dërguar kërkesë Bashkisë dhe Prefekturës por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
 
Banorët e kësaj zone thonë se nuk do ta lejojnë firmën që të vijojnë punimet pa u zgjidhur problemet që kanë ngritur.
 
Për Ujësjellësin i ri të Lezhës ku përfshihen Shëngjini dhe Balldreni janë investuar 12 milionë euro nga Qeveria Gjermane.

‘’Ne kërkojmë e para e punës, janë 31 familje të lagjes atje poshtë ku kanë çuar tubin e ujit. Ku ka prishut asfaltin firma ta rregullojë. Nuk kërkojmë asgjë më shumë.
 
Problemi i parë është i ujit. E kanë sjellë deri në mes të lagjes, dhe e kanë ndërprerë. Jemi 35 familje që kemi mbetur pa ujë.
 
Rrugën e kanë prish ato. Ujin e kanë lënë në gjysmë të rrugës’’
-janë shprehur disa prej banorët e këtij fshati. 
 
Bashkia e Lezhës nuk ka pranuar të prononcohet para kameras në lidhje me problematikën e banorëve të fshatit Balldre, por titullari i këtij institucioni është shprehur se edhe nëse nuk është e parashikuar në projekt Bashkia do shtojë fondin që Ujësjellësi i ri të përfshijë të gjitha familjet e këtij fshati.
 
Po sipas Frrokajt ky investim nuk do të merret në dorëzim nga Bashkia pa u rikthyer rrugët në gjendjen e mëparshme.
 
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi