Elbasani do të ketë një mitropoli dhe nuk do të varet nga mitropolia e Tiranës dhe e Durrësit. Kryepeshkopi Janullatus ka zbritur në Elbasan për të marrë pjesë në ceremoninë e fronëzimit të mitropolitit të mitropolisë së shenjtë të Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit.

Mitropolit Andoni do të drejtojë këtë mitropoli pas vendimit të 7 prillit nga sinodi i shenjtë. Vetë mitropoliti në fjalën e tij theksoi se është dashur gati një shekull që Elbasani të ketë mitropolinë e tij.

Ai u shpreh se kisha e Shën Mërisë mbahet e zaptuar por me ndihmën e zotit edhe ajo do të çlirohet.
Ndërkohë theksoi se ky organizim i ri do t'i japë më shumë forcë besimit të banorëve të këtyre zonave që do të kenë tasahmë mitropolinë e tyre.
Ceremonia është vazhduar nga Kryepeshkop Janullatus i cili ka mbajtur edhe meshën e shenjtë të fronëzimit të mitropolitit Andon që do të drejtojë tashmë mitropolinë e shenjtë të Elbasanit.
Në ceremoni morën pjesë me qindra besimtarë si dhe përfaqësues të besimeve të tjera dhe drejtues lokalë.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com