Banorët e Veriut të Kosovës:
EULEX të jetë i drejtë!

Banorët e Veriut të Kosovës: <br />EULEX të jetë i drejtë!
Banorët në veri të Kosovës ankohen se gjendja në këtë zonë është e qetë, por tensionet janë ende të pranishme. Sipas tyre, gjatë dy muajve të fundit janë shënuar disa incidente, ku rreth 7 shqiptarë janë rrahur nga grupe të ndryshme serbësh e për këtë akt askush nuk është arrestuar.

Anëtari i Këshillit të Veriut, dhe përfaqësues i banorëve të lagjes “Kroi i Vitakut”, Nazmi Ismaili, tha për Radion Evropa e Lirë, se këshilli nuk është i kënaqur ndaj misionit të EULEX-it.

Sipas tij, misioni i Bashkimit Evropian, në zonën e Veriut të Kosovës ka punuar në mënyrë "të pa balancuar", -shkruan REL.

“Ne kemi reaguar përmes Këshillit të Veriut. Reagimi ka qenë që misioni ka qenë i njëanshëm. Ne kërkojmë që në mënyrë proporcionale punët të shkojnë normalisht, jo të jenë të jenë të njëanshme”, tha Ismaili.

Ai shtoi se në pjesën veriore të Kosovës ka shumë kriminelë, të cilët lëvizin lirshëm dhe nuk pengohen e as nuk arrestohen nga policia e EULEX-it e të tjerët.

“Të gjithë i njohin ata shumë mirë dhe kërkesa jonë ka qenë që nëse nuk shuhen strukturat paralele, ne nuk do të kemi qetësi aty”, tha Ismaili.

Ismaili tregon se herë pas here, ka pengesa në ndërprerjen e punimeve nga ana e serbëve.

(s.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës