pronën e tyre në bazë të ligjit. Asnjë bashki në Shqipëri nuk mund të jape një leje ndërtimi nëse personi nuk ka një pronë me certificatë regjistrimi. Procesi është bllokuar që në vitin 2006 me një vendim qeverie për të penguar regjistrimet e padrejta të cilat u vune re gjatë procesit. Në vitin 1997 gjatë trazirave u dogj dokumentacioni që përmbante hartat kadastrale me pronat e regjistruara në bazë të ligjit 7501. Sëfundmi një projekt i financuar nga OSBE për regjistrimin e banesave dhe trojeve duket se nuk po ecën përpara dhe është bllokuar në shumë çështje. Procesi është ndalur te tokat bujqësore, kullotat dhe pyjet. Zona nuk ka qënë subjekt I lëvizjeve demografike, të tipit me qytetarë të ardhur, siç ka ndodhur në Durrës dhe Tiranë, ku popullsia ekzistuese para vitetve 90, është shtuarme disa herë. Përkundrazi nëzonë trauma demografike, është nësens të kundërt. Pas 90-tës, 67 përqind e popullsisë la zonën për të emigruar kryesisht në Greqi. Ngafaqa jugore e Llogarasë deri në Qeparo e gjithë vija e bregut përfshi dhe fshatrat nën administrimin e Bashkisë së Himarës, ka tani vetëm 4500banorë. Një numër ky i barabartë me nxënësit e një gjimnazi serioz në Tiranë.
PROJEKTI DHE FJALËT
Pronarët do japin kontributin etyre me sipërfaqë toke apo me vlerëmonetare që shërbime që parashihen në të, të sigurohen. Plani parasheh dhe krijimin e zonave të shërbimeve tregtare, apo të industries së lehtë, dhe mbron frutikulturën.
Këto janë disa nga avantazhet, ndërsa ka dhe shumë pjesë që duhen shikuar me kujdes. Në Porto Palermo duhet të zotërosh jo më pak se 35 ha, për të kërkuar njëleje ndërtimi sipas planit të ri. Në Drale, plazhet e "rrugëve të bardha", poshtë Llogarasë dhe Palasës, ndodhen në dy sipërfaqe të tilla, njëra prej 50 ha dhe tjetraprej 20 ha. Nëpër blogjet e internetitnë Himarë, kanë nisur të shkruhene zeza mbi të bardhë, emrat e politikanëve që kanë pronësinë
në këto zona. Zyra e hipotekës në Vlorë mund të shuajë kureshtjen se kush ezotëron këto pronësi. Gjatë diskutimeve pas prezantimit banorët e Himarës shprehen të shqetësuarpër zhvillimin e këtij plani, pasi në zonë shumë pak persona zotërojnë titujt e pronësisë. Kjo patate e nxehtë, pasi plani të ketë marrë formëpërfundimtare, do i mbetet në dorë bashkisë, që sipas rastit do shqyrtojë kërkesat për zhvillim. Një tjetër problem siç është ai i infrastructures dhe këtu flasim për shërbime të tilla si furnizimi me ujë të pijshëm, kanalizimet e ujrave të zeza, furnizimi me energji elektrike, apo krijimi i korridoreve për
ciklistët, mbetet për t'u detajuar.Një tjetër problem, mbetet trasparenca. Janë shumë pak persona që kanë parë dhë dëgjuar diçka për planin. Ideja ruan një seri hapësirash të gjlbërta dhë është indjeshëm karshi trashgimnise historike të ndërtesave të zonës. Ka një qasje positive kundrejt lartësisë së ndërtimimeve dhe ruan linjate kodrave përballë detit. Po amjafton kjo për të pasur një plan bashkëkohor. A është i shtjelluar mirë në brëndësi koncepti zhvillim
i qëndrueshëm? A ka një qasjeekologjike kundrejt energjisë se paster duke shfrytëzuar eksperiencat me positive në rang boteror? Përgjigjet do i marrim ndoshta kurgjithçka të jetë gati para se të miratohet në Këshillin Kombëtar të Rregullimit të Territorit. Deri tani ankesat janë të përqëndruara
në sipërfaqët që janë lënë jashtë zhvillimit duke u konsideruar si zona të paprekshme për karakteristikat e tyre, që janë të tipit kurorë e gjelbërt apo pyje. Po ashtuankohen dhe pronarët toka e të cilëve ndodhet në hapsira të konsideruara si parkingje.
(aq/shqiptarja.com)