Pas publikimit të lajmit se ka vetëm pak ditë që është bërë njoftimi për regjistrimin e banesave banorë të shumtë të zonës të cilët janë të interesuar për regjistrimin kanë ngritur një sërë pyetjesh për faktin se përse po bëhet në një kohë të limituar.

Pyetjet që ngrenë banorët janë nga më të ndryshmet por ajo që përsëritet më shpesh është pyetja se çfarë është bërë me regjistrimin e vitit 2011 dhe 2012 që është organizuar në zonën e bregdetit.

Po ashtu një numër i madh i banorëve janë janë të paqartë përsa u përket procesit të regjistrimit ku një pjesë e mirë e banorëve kanë mangësi dokumentacioni.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)