Banorët diskutojnë për marrëdhënien Kiara-Luiz, Kristi: Ajo po tallet me të, gjynah i shkreti!

Debatet dhe “lidhjet” e para në shtëpinë e “Big Brother Vip 2” duket se kanë nisur. Marrëdhënia midis Kiarës dhe Luizit është bërë temë diskutimi edhe për banorët e tjerë dhe duket se banorwt  janë ndarë në dy grupe, ku njëri grup mendon se ata të dy do dalin çift nga shtëpia dhe grupi tjetër mendon që Kiara po tallet me Luizin.

Këngëtraja Olta Gixhari ka qenë një ndër personazhet vip që ka komentuar marrëdhënien e tyre dhe ka thënë se ata mund të dalin burrë e grua nga programi. Disa prej tyre mendojnë se Luizi është bërë “kllouni personal i Kiarës”.

Kristi: Kiara nuk është për të, se ajo po tallet me këtë të shkretin. Po nuk shkon kështu, nuk bën burri kështu me një femër.

Olta: Po Luizi bën!

Kristi: Mua më vjen keq për të!

Kujtojmë, se e gjitha kjo situatë ka ndodhur pasi Kiara ka menduar se Luizi po flirtonte me të që në ditët e para dhe nuk i ka pëlqyer aspak kjo gjë. Këngëtari Luiz Ejlli, i cili e ka shprehur hapur pëlqimin për moderatoren Kiara Tito.

Kiara ka deklaruar se ai e ka ngacmuar për të krijuar një lidhje mes tyre dhe mënyra e ngacmimit nuk i ka pëlqyer Kiarës, kjo është edhe arsyeja e zënkës së tyre. Më pas, Luizi gjatë një bisede me banorët e tjerë të shtëpisë, Amarildo dhe Gent Hazizi, është betuar që as nuk do ta shoh më Kiarën

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë