Banorët e 4 zonave në Tiranë sërish në protestë para Kuvendit! Banorja e ‘5 majit’ i kërkon ndihmë Berishës: Doktor na mbroni! Ish kryeministri: Do flas me komisionin tim

TIRANË- Janë mbledhur sërish këtë të enjte para Kuvendit, banorët e zonës së ‘5 Majit’, Laprakës, Paskuqanit dhe të Kodrës së Priftit, për të protestuar kundër shembjeve të banesave të tyre, shtëpitë e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Madhe si dhe rikualifikimit urban.

Njëzëri ata thonë se po i nxjerrin nga shtëpitë e tyre që të ndërtojnë kulla shumëkatëshe, ndërsa theksojnë se nuk janë dakordësuar me kontratën e propozuar nga bashkia, pasi sipas tyre është e njëanshme, dhe nuk merr parasysh kërkesat e tyre. Ato thonë se janë të ligjshëm dhe nuk do të ndalin protestën e tyre, pasi po kërkojnë një të drejtë legjitime.

‘Ne do ti vazhdojmë protestat. Duhet përgjigje se kur do të strehohemi dhe ku do ti marrim ndërtesat tona. Nuk nxirren banorët në rrugë, për të ndërtuar kulla. Shteti shqiptar na dhunon çdo ditë dhe na thonë jemi të paligjshëm. Ne jemi të ligjshëm. Ne kërkojmë vetëm të drejtën tonë. Qëndresa jonë do të jetë liri. Ku po i çoni këta banorë Edi Rama, ne i kemi shtëpitë tona, por ju doni të ngrini pallat jo për ne, por për oligarkët.’- u shprehën disa banorë.

Pas protestës para Kuvendit, ata u nisën duke marshuar në këmbë drejt selisë së ambasadës amerikane në Tiranë. Por një nga protestueset kërkoi zgjidhjen e problematikës së saj nga Sali Berisha, kjo dhe për faktin siç u shpreh ajo pasi njihen si zonë që kanë votuar djathtas. E ulur këmbëkryq para Kuvendit, banorja e ‘5 Majit’ kërkoi takim me insistim me ish-kryeministrin, i cili doli që të japë mbështetjen e tij për protestën. Berisha tha se mbështet qëndresën e tyre, por se për problematikën e protestës do të flasë me komisionin e tij kolegjial.

Nga ana tjetër banorët kanë paralajmëruar një protestë tjetër, e cila do të mbahet të shtunën në orën 17:00. Shembjet e radhës në zonën e '5 majit', parashikohet që të mbahen në datën 22 Shkurt. Në kuadër të projektit të rindërtimit dhe rikualifikimit urban në zonën e ‘5 Majit’, qindra banesa janë projektuar për t’u shembur nga IMT. Një pjesë e banorëve nuk kanë pranuar kontratat e propozuara nga bashkia, ku thuhet se do të përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re me të njëjtat metra katror. Sipas tyre ajo është e njëanshme dhe nuk ka vlerë ligjore. Për projektin e Unazës së Madhe, pritet të shemben në total një numër prej rreth 1 mijë banesash.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:17
Banorja e 5 majit: Doktor jemi në dëshpërim, a do na mbroni? Berisha: Unë vlerësoj qëndresën tuaj, por do flas me komisionin tim

Një banore protestuese  e 5 majit ka kërkua më ngulim për të takuar Berishën dhe marrë mbështetjen e tij për protestën. Berisha nga ana tjetër tha se mbështet qëndresën e tyre por se për prezencën në protestë do të flasë me komisionin e tij kolegjial.

Debati:

Banorja: Donim patjetër tu takonim se jemi në dëshpërim, ca do bëhet me ne, kush do na mbrojë?  

Berisha: Unë kam denoncuar shumë herë si një akt çnjerëzor korruptiv antikushtetues qëndrimi ndaj jush, të gjithëve ju pa përjashtim u takon që në një vend normal të përfitoni nga ligji, akti është se asgjësohet ligji këtu sepse janë përfaqësuesi e nivele të këtij parlamenti që ndërtojnë aty kulla 30 katësh dhe nuk pranojnë tu japin ju 10 % të sipërfaqes që ju takon në bazë të sipërfaqes së trojeve që keni. 10 % është më i ulëti që u jepet pronarëve nga çdo kompani ndërtimi që zhvillon një zonë, kjo nuk ju jepet juve apo ajo që ju takon pasi do ia japin Erion veliaj, Edi Ramës dhe Lulzim Bravës. Unë kam admirim për qendresën tuaj, por përgatisim një ndërhyrje për anulimin e ligjit të 2016 i cili për t’i çelur rrugën dhunës ndaj qytetarëve ka nxjerrë para procesin e urbanizmit pastaj legalizimit. Të mobilizohen të gjithë qytetarët në mbështetje tuaj.

Banorja: Ne duam mbështeje, a do vini të na mbështesni?

Berisha: Kërkesën tuaj do ia përcjellë komisionit

Berisha: Jemi dhe do mbetemi partia e pronës por në çdo vend ligji i posedimit është i posedimet, nuk mohon të drejtën e pronarit që i përgjigjemi me ligjin e kthimit dhe kompesimit të pronës. Asnjë nga këta banorë nuk ka hapur themelet e saj toke pa e blerë nga atë truall, nuk e kanë blerë nga pronarët por nga sekserët dhe spekulantet e lejuar nga qeveria. Ata kanë blerë me dokumente të rregullta, tjetër gjë se ato ishin të falsifikuara. Ligji i posedimit është ligj që aplikohet në të gjithë botën.

Ora 12:02
Banorja e ‘5 Majit’ ulet në tokë: Dua takim me Berishën, ai është shpresa jonë! Albana Vokshi luan ndërmjetësen

Një banorë e ‘5 majit’ ka kërkuar me insistim që të takoje Sali Berishën ditën e sotme, pasi shpreson që ai t’i japë një zgjidhje problematikës së saj. Para Kuvendit, banorja e '5 majit', banesa e të cilës preket nga projekti i Unazës së Re dhe rikualifikimit urban, tha se kërkon zgjidhje nga Sali Berisha, kjo edhe për faktin se kanë qenë një zonë që ka votuar djathtas.

‘Çfarë do të bëhet me ne, ne nuk kemi firmosur? Shpresa jonë e vetme është Sali Berisha. Ne do të vetflijohemi që të na jepet zgjidhje. Si do të veprohet me ne? Nuk mendojmë se Berisha do të na japë zgjidhje... por e kemi kërkuar gjithandej. Duam që të takojmë edhe Sali Berishën. Duam zgjidhje, se dihet se çfarë njësie jemi. Kam ditë që po e kërkoj për ta takuar.’- tha banorja, e cila takoi Berishën pas ndërmjetësimit të Albana Vokshit.

Shembjet e radhës në këtë zonë, parashikohet që të mbahen në datën 22 Shkurt.

Ora 10:48
Pas protestës para Kuvendit, banorët nisen marshim drejt ambasadës amerikane

Banorët e 4 zonave në Tiranë, 5 Majit, Kombinatit, Paskuqanit si dhe Kodrës së Priftit, pas protestës para Kuvendit, janë nisur duke marshuar në këmbë drejt ambasadës amerikane. Ato kërkojnë drejtësi për pronat e tyre.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/02/2022 00:39

    Cfare 10% nga trualli u takon o Berishe?!Ata jane HAJDUTE TOKE,0 % u takon te marrin.Ai 10 % u duhet dhene pronareve te vertete te tokes,jo ketyre.Thone keta banoret:/Jemi te ligjshem,kerkojme vetem te drejten tone/.Cfare te ligjshem jeni ju,e blete,apo ju'a la baba me testament ate toke?!Ju e zute dhe e grabitet ate toke nga ish-pronaret legjitime dhe nga shteti.Cfare te drejte kerkoni ju?!Po te ishit ne nje shtet te forte ligjor,nuk do ju linte te ngulnit nje hu gardhi,jo me shtepi abuzive.Paturpesisht thone,/ne i kemi shtepite tona/.Jo nuk i keni dhe jeni me fat,se ne nje shtet ligjor te forte,pronari i vertete i asaj toke mbi te cilet ju ndertuat,do te kishte 100% te drejte t'ua sekuestronte ato shtepi.Dhe tani shkoni faluni te Berisha juaj se keni nevoje per dokrrat qetesuese te rradhes.

    Përgjigju
  • BENI: 17/02/2022 18:41

    SHPELLARET SHKOJNE TE QAJNE HALLET E CECENISE TEK KRYESHPELLARI SALI KERME KARAXHICI....

    Përgjigju
  • Riku: 17/02/2022 15:39

    E hengren te gjatet su ngrit njeri... e hengren kacurrelet su ngrit njeri... e hengren qeroset su ngrit njeri... e hengren syzinjte e thane ngrihuni more se po na bien... epo tani ska mbetur me njeri te ngrihet...

    Përgjigju
  • Bori: 17/02/2022 10:41

    Jeni komplet jashte ligjit, jo shtepi qe sju takon po tu jepni parate per 30 vjet qe keni perdorur e zaptuar pronen, pronareve legjitim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale