Banorët e Astirit lidhen sërish me zinxhirë, LSI u shkon në mbështetje, Braimllari: Ne jemi të bindur që përkrahim njerëz

Banorët e Astirit lidhen sërish me zinxhirë, LSI u shkon në mbështetje, Braimllari: Ne jemi të bindur që përkrahim njerëz

LSI edhe mbrëmjen e sotme i është bashkangjitur protestës së banorëve të Astirit. Të pranishëm në mbështetje të kësaj proteste nga radhët e opozitës kanë qenë Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari dhe ish-deputetët Kejdi Mehmetaj, Nora Malaj, Floida Kërpaçi, Erisa Xhixho.

Braimllari ka mbajtur edhe një fjalim në këtë protestë duke thënë se projekti i unazës së re është një projekt korruptiv . Sipas Braimllarit banorët janë në të drejtën e tyre legjitime, ndërsa kryeministri Edi Rama kërkon të gllabërojë 40 milion euro në kurriz të banorëve të Unazes së Re.

Ndërkohë protestuesit kanë bërë edhe një gjest simbolik duke u lidhur me zinxhir në formë proteste.

Fjala e plotë e Ramës:

Edi Rama bën show me deputetë të marrë borxh, deputetë sharlatanë apo me deputetë që bëjnë pjesë për të marrë ndonjë tender apo për tu bërë pjesë e klaneve të drogës. Ndaj kauza juaj është e drejtë dhe ndaj kjo protestë nuk do të ndalet sepse kjo protestë është në të drejtën e saj.

Ndaj ne protestojmë sot për fëmijët e banorëve të Unazës së Re. Po protestojmë për ato fëmijë, të cilët kanë më shumë se një vit që pësojmë traumën e kësaj qeverie anti-sociale dhe kësaj qeverie kriminale. Ne jemi këtu për t’iu përkrahur në çdo protestë sepse protesta juaj është e drejtë, protesta juaj është qytetare dhe ju nuk po shkelni asnjë ligj të këtij vendi.

Ne do të jemi në mbështetjen tuaj sepse jemi të bindur që përkrahim njerëz, qytetarë të ndershëm që kanë mbi 30 vite që i paguajnë taksa këtij vendi. Nëse Edi Rama do të kishte një projekt në Unazën e Re nuk do të kishte arsye t’i sillte sekserët e aluzmit që të paguanin faturat dhe t’i merrnin lekë banorë të Unazës së Re.

Nëse Edi Rama do të kishte me të vërtetë një projekt, minimumi në këto 6 vite mos t’u merrte taksën e pronës sepse kë to banorë kanë 30 vite që paguajnë taksën, kanë 30 vite që paguajnë ujin, dritat dhe taksën e pronës së tyre. Ndaj këto janë në të drejtën e tyre dhe nuk ka qeveri, dhe Prokurori, dhe Gjykatë që dënon këtë protestë të ndershme.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mendja ben hatane: 16/10/2019 05:27

    Brahim-dhjari tani vertet po mbron njerez se deri dje keni mbrojtur hajdute e kriminele.Nuk lahet m* me shu-rrup.

    Përgjigju
  • O tej: 15/10/2019 22:39

    A eshte Brahimutllari i LSI ky?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen