Banorët e Dukagjinit protestë për rrugën që i lidh me Shkodrën: Do bojkotojmë zgjedhjet! Benet Beci: Ka kosto do kërkojmë financime

Rruga që të çon drejt Dukagjinit është pa asfalt në një terren të thepisur malor çka jo vetëm vështirëson lëvizjen por rrezikon jetën e banorë. Me moton “pa na bërë rrugën nuk dalim në votime”, me dhjetëra banorë protestuan para Bashkisë dhe Prefekturës së Shkodrës.

Ata kërkojnë asfaltimin e rrugës që lidh Shkodrën me njësitë vendore Pult, Shosh dhe Shalë.

“Të merren masat e nevojshme për ndërtimin dhe asfaltimin segmentit rrugor që lidhe Njësitë Administrative te Pultit, Shoshit, Shalës, duke filluar nga fshati Prekal, në përputhje me normat e  miratuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.Te filloje mirëmbajtja e rrugës ekzistuese derisa të nisin punimet për Rrugën e Re. Të informohemi mbi te vërtetën rreth projektit, nëse ka pasur një të tillë në 30 vitet e fundit, fondin si dhe te dhena teknike dhe inxhinierike qe lidhen me Rrugën e Dukagjinit, bazuar ne ligjin nr.119 për të Drejtën e Informimit”, thanë banorët.

Reagimet erdhën menjëherë si nga bashkia e drejtuar nga të djathtët ashtu dhe nga socialistët.

"Kërkova këtë takim me ju në lidhje me protestën paqësore të zhvilluar sot për aksin në fjalë. Bashkia Shkodër ka vite, e ka në fokus e vëmendje investimin në këtë aks rrugor. E ka trajtuar jo si një prioritet të zakonshëm por si emergjencë investimin, duke marrë dhe masat përkatëse.”- tha nënkryetari i bashkisë Shkodër, Tonin Dedaj.

Ndërsa deputeti socialist Benet Beci, njëherësh kandidat për bashkinë e Shkodrës tha se rruga ka kosto financiare të konsiderueshme ndaj po shihet mundësia për të investuar me financim të qeverisë dhe donatorëve të huaj. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:50
Protesta e banorëve të Dukagjinit, nënkryetari i Bashkisë Shkodër: E kemi në vëmendje investimin, do marrim masat përkatëse

 

Nen kryetari i bashkisë Shkodër Tonin Dedaj ka reaguar për protestën e banorëve të Dukagjinit. Ai është shprehur se bashkia Shkodër është gati të japë kontributin e saj për rrugën në fjalë.

"Kërkova këtë takim me ju në lidhje me protestën paqësore të zhvilluar sot për aksin në fjalë. Bashkia Shkodër ka vite, e ka në fokus e vëmendje investimin në këtë aks rrugor. E ka trajtuar jo si një prioritet të zakonshëm por si emergjencë investimin, duke marrë dhe masat përkatëse.”- tha nënkryetari i bashkisë Shkodër, Tonin Dedaj.

Ora 12:26
Banorët e Dukagjinit protestë për rrugën që i lidh me Shkodrën, deputeti i PS-së: Solidar me kërkesën e tyre, do kemi lajme të mira shumë shpejt

1676892413_1673773970800060bf44cd2f030.jpg

Deputeti i PS-së, Benet Beci ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e mbajtur nga banorët e Dukagjinit për rrugën që i lidh me Shkodrën. Ai shkruan në një postim në Facebook, se është në mbështetje të protestuesve dhe se shumë shpejt do të ketë lajme të mira për ta.

“Sot në Shkodër pati një protestë me pjesëmarrje të madhe të banorëve e ish-banorëve të zonës së Dukagjinit para bashkisë e prefekturës, për rrugën e Dukagjinit. Dua të përshëndes të gjithë organizatorët dhe pjesëmarrësit për pjesëmarrjen e madhe dhe qytetarinë nga a cila u karakterizua e gjithë protesta.

Jam plotësisht solidar me ta në kërkesën për ndërtimin e rrugës. Përgjatë viteve e kam përshkuar disa herë atë rrugë dhe duke patur përvojën e thuajse të gjitha rrugëve rurale të Shqipërisë besoj se është ndoshta më e vështira dhe më e rrezikshmja në vend.

Jam shumë i ndërgjegjshëm që mungesa e rrugës thellon problemet sociale dhe ekononomike të një zone të varfër dhe nxit edhe më tej braktisjen e zonës. Përtej rëndësisë sociale dhe ekonomike, rruga është aksesi i vetëm i një zone shumë të gjerë me tradita të jashtëzakonshme e më një komunitet që është fort i lidhur me zonën e vet.

Gjatë këtyre viteve është punuar për të përfunduar lidhjen rrugore Qafë Thore-Theth; po punohet për segmentin e rrugës Theth-Ndërlysaj dhe ka përfunduar plotësisht projekti i detajuar teknik nga Prekali në Ndërlysaj së bashku më një degëzim të rëndësishëm që lidh me Lekbibajn dhe zonën e Gjakovës në Kosovë.

Kjo lidhje do të krijojë një unazë përfundimtare të Alpeve dhe do të jetë një mundësi për rivitalizimin ekonomik në zonë. Sigurisht duke qenë një rrugë shumë e gjatë, e vështirë dhe malore, ka një kosto financiare të konsiderueshme të investimit. Jemi duke parë të gjitha mundësitë për financimin e rrugës me Qeverinë Shqiptare dhe donatorë të huaj. Shpresoj që së shpejti do të kemi lajme të mira; kjo protestë sot vetëm më motivon shumë më tepër që rrugën të mund ta bëjmë realitet.”- shkruan Beci.

G.MO/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Malesori: 20/02/2023 14:03

    Nje falenderim nga zemra per gjithe pjesmarresit ne protesten paqesore, te drejte, ekonomike, te pa politizuar te Dukagjinasve te mi.Eshte e drejta me legjitime rruga, spitali, shkolla dhe energjia elektrike dhe ujesjellesi. Nqs behet ajo rruge me mijera do jene turistet qe do vijne e do zhvillohet ekonomia e Dukagjinit.Dukagjini dhe sot e kesaj dite i pret turistet si mik ne shtepi, jo si turist. Zoti e bekofte Dukagjinin dhe Dukagjinasit e mi.Besa,Burreria, Bujaria jane virtytet e Duakgjinit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër