Banorë të Himarës kanë dalë ditën e sotme në një protestë kundër prishjes së disa banesave që ka në projekt bashkia e këtij qytetit. Ata i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të anuloje vendimin dhe të mos lejojë shembjen e godinave të banimit.
Prishja e ndërtesave e disa bizneseve do të bëhet në kuadër të projektit të bashkisë për ndërtimin e shëtitores.
Protesta është organizuar para bashkisë së Himarës nga organizata “OMONIA” dhe në bashkëpunim me shoqata të tjera pjesë të Aleances per Mbrojtjen e Prones ne Bregdet.
Protestuesit mbanin pankarta në dorë “Betoni i pushtetit tregon urrejtje për Himarën”.
/Shqiptarja.com