Banorët e këtyre godinave rezultojnë debitorë, por ata e mohojnë këtë gjë duke deklaruar se i paguajnë faturat brenda çmimit të energjisë.
Por sipas OSHEE-së rreth 537 familjeve që banojnë në këto gabina u janë hequr 622 milionë lekë fatura energjie të papaguara që i kishin deri më 31 dhjetor 2013 dhe duke nisur nga Dhjetori 2014 atyre u janë instaluar sahatët në mënyrë që të mos paguajnë më afrofe.
Por përgjatë periudhës Janar 2014-Janar 2015 ata rezultojnë të kenë 142 milionë lekë detyrime të papaguara dhe kjo është arsyeja ose këtyre banorëve i është ndërprerë energjia elektrike.
Reagimi i plotë OSHEE për protestën e familjeve që jetojnë tek ish-konviktet e Institutit Bujqësor
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) sqaron opinionin publik në lidhje me problematikën e shfaqur me banorët që jetojnë në mjediset e ish konvikteve të Institutit Bujqësor Kamëz.
Në këto ambiente jetojnë 537 familje, të ndara në 8 godina që janë furnizuar dhe vazhdojnë të furnizohen me energji elektrike nga Instituti Bujqësor Kamëz, sot Universiteti Bujqësor. Ky furnizim është bazuar në marrëveshjen me këtë institucion për shlyerjen e detyrimit ndaj OSHEE-së.
Deri më 31 dhjetor 2013, me vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, dt 3 prill 2014, këtyre banorëve iu është bërë një shuarje e detyrimit për faturat e energjisë elektrike në vlerën 622 milionë lekë të reja.
Më 30 dhjetor të vitit 2014, me ndërmjetësimin dhe të prefektit të Tiranës u arrit një marrëveshje me familjet që të instaloheshin panele matje të konsumit të energjisë elektrike për secilën godinë, në mënyrë që pagesa për energjinë të bëhej në bazë të konsumit dhe jo aforfe si deri atëherë.
Edhe pas instalimit të sistemit të matjes dhe stabilizimit të furnizimit me energji elektrike nga ana e kompanisë, familjet nuk i kanë paguar asnjëherë faturat e energjisë së konsumuar tek Universiteti Bujqësor, i cili ka në administrim ish konviktet dhe si rrjedhojë ky institucion nuk ka derdhur detyrimet ndaj OSHEE-së për këto familje.
Në total detyrimi që 537 familje i kanë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nga 1 janari 2014 e në vazhdim është 142 milionë lekë të reja.
Në këto kushte, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, është i detyruar në respektim të ligjit të bëjë ndërprerjen e energjisë elektrike deri në shlyerjen e detyrimeve për energjinë e konsumuar.
I bëjmë thirrje banorëve të respektojnë marrëveshjen me Universitetin Bujqësor dhe me OSHEE duke paguar detyrimet e tyre.
Ftojmë të gjithë abonentët e tjerë debitorë që kanë detyrime të prapambetura ndaj OSHEE, të bëhen pjesë e skemës lehtësuese të ofruar nga kompania duke i rikujtuar se afati i fundit është data 28 shkurt
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)