Kruje- Banorët e Krujës e Fushë Krujës dolën sot (29 korrik 2024) sërish në protestë duke bllokuar aksin Thumanë-Kashar.

Protesta nisi rreth orës 18:00, ndërkohë që në vendngjarje ishte një prezencë e madhe të forcave të policisë.

'Përse na u ka blloku rruga? Për çfarë arsyeje nuk kemi akses me hy në rrugën tonë, shtëpia tona. Sepse ky shtet nuk është formuar, ka 10 vjet. Ky shtet është formuar ka 113 vjet. I bëj thirrje, këtu tek këto toka kanë lënë mund e djersë, edhe ne do lëmë mund e djersë që të mos ikim nëpër Europë. Prandaj i kërkoj të na jap zgjidhje. Nuk jena tu vjedh, nuk jena tu vra, nuk jena duke bërë drogë. Me zor po jetojmë. Skemi më asnjë shpresë. Më vjen keq për këta biznes. Ju bëj thirrje, keni miliona euro. Unë ika, ju keni për të qarë. Investoni dhe hajdeni këtu në protestë me ne.', u shpreh një prej protestuesve.

Banorët pretendojnë se me aksin e ri Thumanë Kashar ata po falimentojnë, pasi për ta ky aks nuk do të ketë hyrje dhe dalje, pra u privohet lëvizja e lirë. Një protestë e tillë u mbajt edhe në datën 24 korrik, ku banorët patën dhe përplasje me policinë.

'Për ça kam dalë? Por të gjithë kanë dalë për rrugën, për protestë për krejt. Edhe parcelat e jonxhit janë djeg sot të gjitha. Ça do hajë lopa dimrin? Këmbët e Edi Ramës? Shko, veje zjarrin atje mes jonxhit. Ça thotë Edi Rama, hajde rri këtu me mua se të jap rrogën. Kështu thotë Edi. Ed pabrekësi.', shprehu shqetësimin një tjetër protestues.

Edhe sot pati momente tensioni me policinë, teksa banorët protestues u përlasën dhe shtynë me efektivët e policisë. Mësohet se policia ka nisur shoqërimin e disa protestuesve.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:01
Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

1721938552_policianaten.jpg

Policia ka filluar shoqërimin e disa personave që morën pjesë në protestën e banorëve të Krujës e Fushë Krujës, të cilët bllokuan aksin Thumanë Kashar.

Nuk dihet numri i saktë i të shoqëruarve, por banorët po dalin nga shtëpitë e tyre për t'u shoqëruar në Komisariat.