Banorët e Laprakës në protestën e nëntë kundër fabrikës së tullave: Po sëmuremi! Të merren masa ose do bëjmë vetëgjyqësi (VIDEO)

TIRANË- Me pankarta në duar, qytetarët në afërsi të zonës së Laprakës kanë vijuar mëngjesin e kësaj të diele me protestën e nëntë kundër fabrikës së tullave “Edil Centro”.

Sipas banorëve kjo fabrike e vendosur mes banesave është bërë shkaktare për sëmundjet që i janë shfaqur qytetarëve që jetojnë në atë zonë. Një nga banorët shprehet se do të ndërmarrin hapa ligjorë në mënyrë që kërkesat e tyre të plotësohen.

“Natyrisht që ne si banorë do të vazhdojmë dhe rrugët ligjore prandaj protestat që ne zhvillojmë janë protesta paqësore pasi paralelisht me protestat ne zhvillojmë edhe një gjyq administrativ prandaj dhe sot do ta lajmërojmë gjatë protestës që nesër do të fillojë  procedimi administrativ. Ne banorët presin që të marrim një përgjigje pozitive nga gjykata e të fitojmë gjyqin dhe kësaj fabrike ti bllokohet aktiviteti. Në rast të kundërt sigurisht që do të ketë vetëgjyqësi nga banorët pasi siç e shihni ka shumë fëmijë dhe shumë moshë të tretë që protestojnë këtu dhe kjo fabrikë shkakton realisht sëmundje shumë të mëdha dhe shumë të rrezikshme në shëndetin e këtyre banorëve”-u shpreh një prej banorëve.

Protesta kundër fabrikës në Laprakë

Ndaj fabrikës, në muajin prill të këtij viti është vendosur një gjobë prej 500 mijë lekësh, nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, për mos plotësim të kushteve .

Tymi nga fabrikanë Laprakë

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agron: 03/11/2019 19:14

    perse Genc Ruli nuk behet i gjalle tani? apo kujton se do e mbajne pepinot Nidoli akoma ne emer te tyre katrahuren

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës