Banorët e Maliqit ngrihen në protestë: Ministria e Bujqësisë po na përvetëson rreth 1500 ha tokë (VIDEO)

Banorët të fshatit Maliqit janë ngritur në protestë mëngjesin e kësaj të enjte.

Shkak sipas banorëve janë tokat të cilat ata i kishin në përdorim dhe të ndara me komision vite me parë ,por tashmë janë duke u privatizuar padrejtësisht nga një kompani private e cila do të marrë këto toka me lejen e ministrisë së Bujqësisë.

Banorët të gjithë këtë situatë e cilësojnë si katastrofe dhe shkatërrimin e tyre sepse të vetmet të ardhura i sigurojnë nga tokat bujqësore.

Ata kërkojnë me çdo kusht kthimin e tokave duke zbatuar të gjitha procedurat ligjore

Kryetari bashkisë Maliq Gëzim Topçiu duke pranuar problematiken bën me dije se kjo çështje i takon Ministrisë se Bujqësisë dhe jo bashkisë. Ndër të tjera sqaron se bashkia ka kundërshtuar kërkesën e ardhur nga MB për dhënien me qira të këtyre tokave, duke u bashkuar këtu me shqetësimin e banorëve.

Në total janë rreth 1500 ha tokë të banorëve  të fshatit Maliq për të cilat banorët endë nuk kanë aktin e marrjes se tokës në pronësi, por pretendojnë zaptimin padrejtësisht të kësaj sipërfaqe.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maliqari: 04/03/2021 17:08

    Sa krahu do ja u fusi Gezim Topciu po mos e vrisi mendjen.......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën