FIER - Dhjetëra banorë të lagjes “Naftëtari” në Marinzë të Fierit kanë protestuar mbrëmjen sotme para zyrës së informacionit të kompanisë “Bankers Petrolium”
 
Sipas tyre shpërthimet e Bankersit kanë shkaktuar probeleme edhe në lagjen e tyre dhe askush nuk është kujtuar për t’i vlerësuar dëmet në bujqësi dhe blegtori.
 
Banorët kishin lënë takim me drejtuesit e kompanisë për çështjen e dëmshpërblimeve.
 
Sipas banoreve ende nuk ka ardhur asnjë punonjës i firmës Bankers, ndërsa shtojnë se dhe procesi i vlerësimit të dëmeve nuk ka qenë i saktë pasi ata janë lënë jashtë.
 
Ndërkohë disa prej banorëve pohojnë se gropat ekzistuese te hapura nga shpërthimet vijojnë të shkaktojnë probleme.
 
Banorët pohojnë se nuk do të lëvizin nga ambientet e kompanisë deri sa dikush t’u japë zgjidhje për problemin e tyre, ndërsa theksojnë se do vijojnë protestat deri në largimin e plotë të kompanisë nga fshati i tyre.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)