Teksa po bëhen 3 javë nga shpërthimi i dy puseve në fshatin Marinzë të Fierit, banoret ende nuk janë dëmshpërblyer nga kompania e naftës “Bankres Petrolium” për dëmet që pësuan në pronat e tyre,
 
Duke marrë shkas nga kjo situatë rreth 750 banorë të Marinzës kanë firmosur një peticion që do ja paraqesin nesër kompanisë Bankers gjatë një takimi me drejtuesit e kësaj të fundit.
 
Banorët kërkojnë dëmshpërblim në masën 100% për të gjitha dëmet e shkaktuara në pronat e tyre nga shpërthimet, si dhe kërkojnë që kompania Bankers të marrë përsipër tokat që janë në rrezik kontaminimi.
 
Mësohet se në peticion ndër të tjera kërkohet që të verifikohen me saktësi dëmet e shkaktuara nga shpërthimet e puseve të Bankersit.
 
Fshati të Urbanizohet dhe të rinjtë e fshatit të punësohen pranë kompanisë Bankers Petrolium, teksa i kërkojnë kompanisë të ndërpresë urgjentisht shpërthimet nëntokësore.
 
Banorët pohojnë se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh do kërkojnë do shpërngulen të gjithë nga fshati.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)