Banorët e Prozhemit të Kurbinit protestojnë projektin për ndërtimin e rrugëve dytësore: Nuk janë konsultuar me ne! Do prishin tokat bujqësore

KURBIN-  Zbatimi i projektit për rrugët dytësore pas mbylljes që do ju bëhet hyrje daljeve të autostradës Durrës-Kukës, ka ngritur serish në protestë banoret e fshatit Prozhem në Fushë-Milot të Kurbinit.

 Ata kundërshtojnë projektin  Autoritetit Rrugor Shqiptar, pasi sipas tyre është bërë pa konsultimin me ta dhe ju dëmton tokën bujqësore me të cilën e kanë të varur jetesën. 

 Kërkojnë që rrugët dytësore të ndërtohen në gjurmët e atyre ekzistuese, ndërsa akuzojnë policinë se ka vepruar dhunshëm ndaj tyre. 

‘Jemi sot për të protestuar kundër zbatimit të një projektii ciliështë jovetë shëprdorues por edhe korruptiv. Ua shpjegova edhe nëpërmjet hartës, ne kemi projektin që kalon në rrugët dytësore të cuilat janë në zbatim të mbylljes së autostradës së rugës së konbit. Pra do mbyllet rruga e kombit dhe do të zbatohet një prjekt për të hapur për rrugë dytësore. Këto rrugë dytësore, në vend që t’i përdorin mbi toka shtetërore, ARRSH nuk zbaton këtë formë metodologjie, ka ardhur për të dëmtuar tokat tona bujqësore. Ne jemi sot me banorët e fshatit për të parandaluar këtë rrugë që s’është konsultuar me banorët.’- tha njëri prej banorëve.

 Puna për ndërtimin e rrugës dytësore në zonën e Fushë-Milotit ka nisur prej vitit 2017, por në disa vende punimet bllokuar për shkak të rezistences së banorëve, të cilët nuk kanë lejuar firmën që të prekë pronat e tyre

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë