Banorët e Qershizës në Pogradec pa ujë: Marrim bidonët dhe mbushim atje lart! Bashkia: Në shkurt do fillojë projekti për ta rregulluar (VIDEO)

POGRADEC- Të rinj e të moshuar i sheh çdo ditë me enë në krahë. Janë banorët e fshatit Qershizë në Pogradec, të cilët  vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

"Ne nuk kemi ujë të pijshëm këtu. Marrim bidonët dhe mbushim atje lart", tregoi një banore.

"Vëmë pus më pus e mbushim ujë. Është e vështirë, jemi plaka", tha një e moshuar.

"Vete në këmbë e mbush", tregoi një tjetër.

Ata shprehen se uji në çezmat e tyre përpos se shkon me orare të kufizuara është dhe i ndotur.

"Këtu e 50 vjet nuk ka ujë. Vjen sa për tualet. Unë vej në një pus atje sipër", tha një banor.

Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve në Bashkinë e Pogradecit premton se në muajin shkurt do të fillojë projekti për furnizim me ujë te pijshëm.

"Projekti për furnizimin me ujë të pijshëm nis në shkurt. Do fillojë implementimin dhe përmbushjen e kompenetit të furnizimin me ujë të pijshëm. Për sa i përket analizave nuk di gjë. Sa i përket ujit në familje mund të përmend mijëra faktor që sjellin ndotje. E vetmja mënyrë për të menaxhuar situatën është kontrolli i depove, mbajtja pastër", u shpreh përgjegjësja e financimeve të huaja dhe koordinatore projekti, Valiona Saro.

Në fshatin Qershizë banojnë rreth 300 familje, që përballen prej vitesh me këtë problematikë.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë