Banorët e Unazës së Re bllokojnë rrugën, dhjetra makina dëmtohen nga kalimi në trafik-ndarëse

TIRANË- Banorët e Unazës së Re kanë bllokuar sërish rrugën pasditen e sotme, në ditën e 24-të të protestës së tyre, duke rënduar trafikun në Tiranë dhe qarkullimin e makinave.

Shqiptarja.com mëson se dhjetra makina janë të dëmtuara për shkak të kalimit të trafik-ndarëse për të marrë kthesën pasi rruga është e bllokuar nga protesta e banorëve.

Në mbështetje të banorëve kanë shkuar sërish deputetët e Partisë Demokratike, të cilët janë rreshtuar krah banorëve që prej dy javësh.

Banorët kundërshtojnë aksionin e IKMT-së për shembjen e banesave, dhe hapjen rrugë ndërtimit të Unazës së Madhe.

Mbrëmë u shembën dy banesa, ndërsa sot dy të tjera në aksin kryesor të këtij segmenti në afërsi të sheshit “Shqiponja”. (LEXO KËTU)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë