VIDEO/ Prishen dy banesat e para në 'Unazë të Re', nis shpërngulja nëpër banesat sociale

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Bashkia Tiranë kanë filluar sot në mbrëmje me prishjen e ndërtimeve që preken nga projekti 'Unaza e Madhe', duke i hapur rrugë kështu realizimit të saj. Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili shpreh më tej mirënjohje për familjet e para që u zhvendosën dhe pranuan të lirojnë banesat e tyre.

“Mirënjohje 2 familjeve të para që pranuan sonte prishjen e 2 banesave pa leje në 'Unazën e Re' në shkëmbim të banesave sociale. Më mirë për ato të 2-ja e më mirë për 200 mijë shoferë që do kenë 'Unazën'. Një qytet që s’ka të humbur e që s’e lejon politikën të përdorë! FORCA!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në llogaritë e tij personale nëpër rrjetet sociale.

Makineritë e rënda të IMT-së dhe Bashkisë Tiranë po bëjnë shembjen e ndërtimeve dhe zhvendosjen prej aty të inerteve. Ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim për të bërë mundur realizimin e projektit që do zhvillojë, jo vetëm gjithë zonën e 'Astirit', por do të sjellë dhe një çlirim të trafikut në një nga zonat më problematike të Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj u ka bërë edhe sot thirrje banorëve të zonës së 'Astirit' që të distancohen nga përdorimi politik që po u bën opozita dhe të aplikojnë sa më parë pranë Bashkisë Tiranë për të përfituar nga programet sociale. Ai ka bërë të ditur se për të gjitha familjet që ndërtesat i kanë me leje do të shpronësohen sipas parashikimeve që bën ligji, ndërsa për ata që s’kanë dokumente pronësie do të ofrohet mbështetje sociale, duke filluar që nga bonusi i qirasë e deri te banesat sociale. Gjatë ditës së sotme, ai inspektoi disa nga banesat sociale në Shkozë të cilat janë bërë gati të presin familjet e zonës së 'Astirit'.

Për të 23-n ditë me radhë, disa nga banorët e 'Unazës së Re' bllokuan paraditen e sotme rrugën për më shumë se një orë, ndërsa protesta u mbështet si gjithmonë nga deputetët e opozitës. Rruga u bllokua nga ora 17:00- 18:00, ndërsa banorët firmosën një peticion drejtuar Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku për të liruar nga burgu të arrestuarit dhe ndërprerjen e punimeve. Përgjatë këtyre 23 ditëve, banorët e 'Unazës së Re' kanë protestuar në mënyrë të dhunshme e të tensionuar kryesisht në zonën e 'Astirit', sheshin 'Shqiponja', përpara Bashkisë së Tiranës dhe përpara Kuvendit, nga ku ngelën të plagosur 15 efektivë policie dhe 3 qytetarë. Për protestën e zhvilluar përpara Kuvendit, u shoqëruan në komisariat 20 persona, midis të cilëve 3 janë lënë në burg. Bëhet fjalë për Dorjan Protoduari, Ilias Sketiraj dhe Daniel Drobaj, i cili sipas prokurorisë hodhi kapsollën që plagosi policen Ina Nuka. Qëllimi i protestave të njëpasnjëshme ka qenë një e vetme: kërkesa për t'u dëmshpërblyer për shtëpitë të cilat do të preken nga projekti i 'Unazës së Madhe'. 

Ora 22:00
Banorët e 'Astirit' pranojnë të shpërngulen në banesat sociale, nis prishja e ndërtimeve në 'Unazë'
  • /Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Sondazhi i ditës:

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

    Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen