Banorët e 7 fshatrave të Njësive Administrative Polis dhe Valë në Librazhd i janë drejtuar Autoritetit Rrugor Shqiptar me kërkesë për ndërtimin e një hyrje-daljeje të re në karrexhatën e majtë të rrugës së re ‘Elbasan-Qafë Thanë’, pjesë e Korridorit VIII.
Në kërkesën e tyre, kërkojnë që hyrje-dalja të ndërtohet pranë urës së Mirakës. Sipas tyre, kjo do të mundësonte akses më të shpejtë drejt fshatrave, pa qenë nevoja për të përdorur Nyjen e Xibrakës.
Banorët argumentojnë se nga Xibraka rruga zgjatet me rreth 6 kilometra. Sipas tyre, mungesa e një lidhjeje direkte me autostraden mund shkaktojë vonesa prej rreth 15 deri në 20 minuta për ambulancat.
Në përgjigje, ARRSH sqaron se projekti për segmentin “Zgjerimi i rrugës Elbasan-Qafë Thanë, Faza II” nuk parashikon ndërtimin e një hyrje-daljeje të tillë.
Sipas Autoritetit Rrugor, aksesi i banorëve në rrugën kryesore parashikohet përmes rrugëve lidhëse ekzistuese dhe Nyjes së Xibrakës.
ARRSH thekson se kërkesa e banorëve do të kërkonte një ndërhyrje që nuk është pjesë e projektit. Megjithatë, ARRSH nuk e refuzon plotesisht kerkesen. Në përgjigjen zyrtare thuhet se do të shqyrtohet mundësia e realizimit të një zgjidhjeje tjetër teknike. Çdo ndërhyrje e mundshme, sipas ARRSH-së, do t’i nënshtrohet vlerësimit teknik, kushteve të terrenit dhe standardeve të sigurisë rrugore.
-
Problemi nis aty ku mbaron me shqiperi. Nese ARRSH nuk parashikon ndërtimin e një hyrje-daljeje të tillë ateher ku ishte qellimit I saj? Te Lind probleme per ata banore apo ti zgjidhe probleme atyre banoreve? Ketu Lind fjala dhe protesta qe ne shqiperi mungojne dy gjerat bazike per nje shoqeri te shendetshem. Ingormacioni dhe transparence.
Përgjigju












Komente
Komento