Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen për qarkullim të një tjetër segmenti të Korridorit të VIII, nga dalja e fshatit Labinot-Fushë deri pas fshatit Mirakë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe pamje nga aksi, Rama ka shkruar se segmenti i ri rrugor tashmë është i aksesueshëm me dy korsi vajtje-ardhje.
Më tej kryeministri shkroi se hapja e këtij segmenti përmirëson qarkullimin, rrit sigurinë rrugore, shkurton kohën e udhëtimit dhe lehtëson transportin e qytetarëve dhe të mallrave.
Postimi i Ramës:
Ndërkohë që punimet vijojnë, është hapur për qarkullim një tjetër segment i Korridorit VIII
Nga dalja e fshatit Labinot-Fushë deri pas fshatit Mirakë, tashmë është i aksesueshëm segmenti i ri rrugor me dy korsi vajtje-ardhje
Hapja e këtij segmenti përmirëson qarkullimin, rrit sigurinë rrugore, shkurton kohën e udhëtimit dhe lehtëson transportin e qytetarëve dhe të mallrave











Komente
Komento