DURRËS- Rreth një javë pas protestës së banorëve, Bashkia e Durrësit ka dhënë sqarime, duke thënë se pallati në të cilën ata jetojnë ka dëme në muraturë dhe jo në strukturë. Për pasojë, njofton Bashkia, nuk ka nevojë për një ekspertizë të theluuar, por fton banorët që të bëjnë aplikimin për të përfituar nga programi i rindërtimit.
"Pallati në rrugën “Anton Xanoni” për të cilin banorët kanë dalë në protestë ka një dëmtim të shkallës DS3 pra dëmtime në muraturë dhe jo në konstrukt. Për këtë arsye nuk kalon për eskpertizë të thelluar.
Bashkia fton banorët e këtij pallati, që të aplikojnë online në njësinë administrative përkatëse për të përfituar nga programi i rindërtimit. Pas aplikimit, ekspertët do të bëjnë vlerësimin e dëmeve të këtij pallati dhe më pas do të bëhet financimi për riparimin e dëmeve.
E njëjta thirrje, që të aplikojnë në platformën e rindërtimit, qëndron edhe për të gjithë banorët, godinat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Sportelet e aplikimit online janë të hapura cdo ditë nga e hëna në të diel nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 18.00. Në cdo sportel është stafi i trajnuar për të asistuar qytetarët", njofton Bashkia.
Në fillim të këtij muaji, 32 familje dolën në protestë pasi kërkonin një vlerësim të thelluar mbi dëmet që ka pësuar godina nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas tyre, ata donin të dinin sesi do të veprohet me pallatin, nëse do të shembet apo do të rikonstruktohet.
Komente


Bashkia Durres t'u dergoje nje shkrese zyrtare banoreve (ose administratorit), se nuk behen keto pune me te thonme.
Përgjigju