Pas denoncimit nga Report TV të gjendjes së banorëve të përmbytur në fshatin Miliskajë të Krujës, një përfaqësi e bashkisë ka shkuar për t'i parë nga afër.
Në zonë, shkuan nënkryetarja e bashkisë, Sheta Kukalaj, Shefi i Emergjencave Isuf Tanuzi, si dhe efektivë të komisariatit të policisë.
Sipas nënkryetares Kukalaj dhe Shefit të Emergjencave të bashkisë, grupet e do fillojnë punën ditën e hënë për të vlerësuar dëmet.
Lajmi kryesor:
Përmbytje në Miliskajë të Krujës, banorët në qiell të hapur prej 4 ditësh: Nuk pastrohen kanalet! Bashkia në terren pas denoncimit nga Report TV (VIDEO)







