TIRANE - Banorët e një pallati 9 katësh në kryeqytet kanë protestuar kundër ngritjes dhe funksionimit të një antene, të një kompanie celulare duke thënë se kjo e fundit do të dëmtojë shëndetin e banorëve dhe të njerëzve përreth. Banorët thonë se antena e kompanisë celulare është vënë pa miratimin e komunitetit të banorëve por vetëm me dakordësinë e pronarit të katit të 9 me kompaninë celulare.

Një grup banorësh të një pallati 8 katëshe, në rrugën “Kongresi i Tiranës” , kanë protestuar kundër vënies së një antene të një kompanie celulare në tarracën e godinës së tyre, me argumentin se antena do të dëmtojë shëndetin e njerëzve në pallat por edhe përreth tyre. 

Banorët theksojnë se nuk janë konsultuar për këtë veprim dhe se janë ankuar përmes letrave në Ministrinë e Mjedisit, Bashki por edhe në Komisariatin e policisë. Banorët shtojnë se ndërtimin I kësaj antene ka nisur prej rreth 1 muaji e se këtë të hënë, antena është ndërtuar plotësisht dhe është në gjendje funksionale.

Banorët pretendojnë se godinës 8 katëshe I është shtuar një kat në formën e papafingos, shtesë që është në procedurë legalizimi. Ata shtojnë se pronari i katit të 9 ka rënë dakord me kompaninë celulare që të vendoset antena në fjalë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)