Banorët e fshatit Dhërmi në Vlorë janë mbledhur në kishën e Shen Thanasit për të penguar punën e INUV të Bashkisë së Himarës për ndërhyrje në këtë objekt.
Banorët pohojnë për A1 Report se kanë sinjalizime se INUV i Himarës do nise aksionin për prishjen e një solete në objektin 1 katësh që banorët e përdorin si kishë.
Kreu i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro , i kontaktuar nga A1 Report ka refuzur të jape detaje lidhur me aksionin e INUV. Goro ka pohuar së në Dhërmi nuk po ndodh asgje.
Ndërkohë, Spiro Zaho, banor i Himarës në një lidhje telefonike për A1 Report ka sqaruar se banorët janë grumbulluar pranë objektit.
Zaho ka shtuar se asnjë person përgjegjës nga bashkia e Himarës nuk u ka dhënë shpjegim lidhur me këtë askion të Inuv. Ai shton se banorët nuk duan të konfliktohen me organet e shtetit. Banori rrefen se banorët e fshatit aktualish ndodhen pranë objektit.
"Ne jemi njerëz pa armë dhe besojmë vetëm tek zoti, tek kisha jonë. Nesë do vijnë të marin e të na kërkojnë votat, por vetëm disa zhgarravina do u japim.
Unë jam banor i ri i Dhërmiut. Ne nuk na shohin si qytetarë shqiptarë por na shohin si ufo, sikur vijmë nga një botë tjetër. Nuk ka asnjë njeri të na shpjegojë planin këtu. Se përse do e prishin dhe ku është problemi me kishën. Nuk erdhi shteti me projektin dhe planin për të na e treguar. Në momentin që na hedhin kishën është njësoj sikur duan të na mohojnë të drejtën fetare", - tha ai
Thoma Dhima, zëdhënës i kishës ortodokse në një njoftim për shtyp pohon se për shembjen e kishës janë nisur punonjës të INUK nga Tirana.
“Kanë nisur INUK nga Tirana për të shkatërruar Shën Athanasin! Me cilin argumentim, mbi bazën e cilit ligj? Ministria e Kulturës dhe IMK deklarojnë që nuk është në listën e monumenteve, nga kisha e vjetër nuk ka mbetur më asgjë, kisha është ngritur nga besimtarët në vendin e kishës së vjetër ortodokse që më 1992. Si duket shteti e konsideron, siç bënte regjimi komunist, besimin ortodoks të papërshtatshe për qytetarët e tij dhe ka vendosu t'u ndërrojë besim”, - shkruan ai në njoftimin e tij
Objekti është ndërtuar mbi rrënojat e një kishe të vjetër Katolikë të ndërtuar rreth 1400 vite më pare dhe që u rrënua nga regjimi komunist.
Pas vitit 1990 mbi rrënojat e asaj kishe u ndërtua një objekt që banorët e përdorin si kishe.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO