Banorët te Stacioni i Trenit: Lëmë
shtëpitë, se do na japin shtëpi

Banorët te Stacioni i Trenit: Lëmë<br />shtëpitë, se do na japin shtëpi
TIRANE- Grupi prej 12 banorësh, të cilët kanë përfaqësuar 204 familjet që preken nga ndërtimi i bulevardit të ri në zonën e Stacionit të Trenit, kanë arritur dje një marrëveshje me kryebashkiakun Basha. “Do të lëmë shtëpitë dhe do të marrin shtëpi, me aq metra katrorë sa kemi tani”. Ky është thelbi i marrëveshjes, të arritur dje nga përfaqësusit e banorëve dhe bashkia e Tiranës, të cilët janë takuar kokë më kokë me kryebashkiakun Basha.

Nuk bëhet fjalë që banorët të zhvendosen në një zonë tjetër të kryeqytetit, por kreu i bashkisë së Tiranës, u ka premtuar banorëve, se do të bien në marrëveshje me njërin nga pronarët që do të ndërtojë pallate në këtë zonë, dhe ata të mund të marrin shtëpitë e tyre të reja, sërish në të njëjtën zonë. Kjo është marrëveshja në parim që duket se edhe i ka bindur banorët. Mësohet se në takim Basha ka qenë i vetëm dhe jo i shoqëruar me pjesëtarë të tjerë të stafit të bashkisë. Ndërsa banorët, ashtu siç u kishte kërkuar kryebashkiaku Basha një ditë më parë, i kanë dorëzuar atij një listë të detajuar me emër, mbiemër, sipërfaqen e shtëpisë, vendin ku e ka shtëpinë, numrin e anëtarëve të familjes, për çdo objekt që do të prishet për ndërtimin e bulevardit të ri.

Por pavarësisht marrëveshjes së arritur me banorët, vetë bashkia e Tiranës nuk e di se çfarë do të bëjë konkretisht. Nodnëse zyra e shtypit e kësaj bashkie, për çdo lloj evenimenti, është shumë korrekte dhe dërgon njoftim për shtyp, pas takimit të djeshëm ka preferuar që të mbajë dyert e mbyllura me pretendimin se çështja u zgjidh dhe nuk ka se çfarë të shtojë më dhe as pse ta bëjë mediatike. Por ndërsa u pyet se si do të bëhet konkretisht, specialistët e bashkisë ata nuk dinë të të japin një përgjigje konkrete dhe shmangen me justifikimin se “gjithccka është vendosur nga vetë Basha”.

Duket se premtimi i Bashës se do të arrihet një marrëveshje me pronarët, në mënyrë që ata të marrin shtëpi po në këtë zonë, nuk është shumë e qartë, pasi nuk bëhen të ditura detajet konkrete se si do të arrihet kjo marrëveshje.Në bazë të vendimit të qeverisë, banorët duhet të marrin 230 mijë lekë për metër katrorë, por pas kundërshtimeve të banorëve Basha u premtoi korrigjim të çmimit. Por se si do arrihet kjo gjë, mbetet për t’u sqaruar në ditët në vazhdim. Kjo pasi bashkia, nga fondet e saj nuk mund të japë para shtesë për të kompensuar vlerën me të cilën u është vlerësuar banesa, po ashtu as nuk mund t’i fusë këta familje në kategorinë e familjeve në nevojë që të përfitojnë banesa sociale.

Shto këtu edhe faktin se banorët nuk e pranojnë as vetë këtë ofertë, pasi ata duan shtëpi me kushte të mirë dhe në një vend po aq dinjitoz, ku e kanë aktualisht banesën e tyre.
Dy ditë më parë, teksa po pritej të niste mbledhja e këshillit bashkiak, banorët e Stacionit të Trenit protestuan përpara bashkisë së Tiranës për çmimin e kompensimit të përcaktuar nga qeveria dhe i deklaruan Bashës, se, ose do t’u jepte zgjidhje, ose me ata çmime ata nuk e lëshonin shtëpinë e tyre.
 
Shkrimi u publikua sot (05.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik