Banori i Astirit: E mendoja Veliajn si njeriun më të keq në Shqipni, por sot takova një zotni
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj me një pjesë të banorëve të Astirit, në sallën e Këshillit Bashkiak
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shtrëngoi duart sot me një përfaqësi të zgjeruar të banorëve të zonës së Astirit, të cilët preken nga projekti i Unazës së Madhe. Mes banorëve që morën pjesë në takimin që u zhvillua në sallën e Këshillit Bashkiak, ishte edhe Ukë Idrizi Çelkolaj nga Tropoja, i cili vlerësoi kryebashkiakun Veliaj për gatishmërinë e tij për t’u ulur për bisedime për banorët.
Teksa mori fjalën, ai u bëri thirrje banorëve të tjerë të zonës së Astirit që të ulen të bisedojnë dhe të mos djegin goma e të bllokojnë rrugën sepse nuk është ajo zgjidhja e problemit të tyre.
“Nëse rrimë në dy llogore, ne aty që rrimë e protestojmë dhe shajmë këta, nuk zgjidhim kurrgjë, nëse nuk ulemi të qajmë hallin. Para dy ditëve ka qenë hera e parë që kam takuar Erion Veliajn në jetën time. Kam kujtuar se ky është Ufo, dhe njeriu më i keq i mundshëm në Shqipni, por sot takova një zotni. Takova një mik timin, se tek ajo toka kam investimet e gjithë jetës, e kam blerë atë tokën, e kam ndërtu me djersë. Erdha e takova këta, i dëgjova, ia thashë problemin. Më tha këtë tokën që do ta marrim këtu, do ta japim mbrapa. M’u duk sikur ma zgjidhi problemin. Ndaj them të flasim, jo të djegim goma e të bllokojmë rrugën”, u shpreh Çelkolaj.
Banorët e zonës së Astirit po protestojnë në ditën e tyre të 24-t për projektin e zgjerimit të "Unazës së Madhe", me kërkesën për t'u dëmshpërblyer për banesat që do të preken nga ky projekt. Mbrëmë u shembën dy banesa, ndërsa sot dy të tjera në aksin kryesor të këtij segmenti në afërsi të sheshit “Shqiponja”, ndërkohë që, në momentin që IKMT nisi heqjen e shtyllave, situata mes banorëve dhe policisë bashkiake u tensionua.
Në të shumtën e rasteve, protestat kanë agravuar në tension dhe dhunë, duke sjellë edhe plagosjen e efektivëve apo qytetarëve të thjeshtë. Ato janë zhvilluar kryesisht në sheshin "Shqiponja", zonën e "Astirit", "Unazës së Re", përpara Bashkisë së Tiranës dhe përpara Kuvendit. Protesta e zhvilluar përpara Kuvendit u cilësua si protesta më e dhunshme në vargun e gjatë të tyre, pasi ngelën të plagosur 15 efektivë dhe 3 qytetarë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.3%
-
Jo
44.3%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2286
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
Dy fëmijët e këngëtares Ana Oxa marrin nënshtetësi shqiptare, Qazim Belleno: I befasuar me ndryshimin e Tiranës
27 Janar, 12:56
-
'Giro d’Italia' në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish! Enrico Della Casa: Tirana, në rrugën e duhur
25 Janar, 17:06
-
Nisin punimet për fazën e dytë të TEDA Tirana, Veliaj: Do punësohen 5-7 mijë persona
23 Janar, 14:53
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
Ambasadori italian mbyll misionin 5-vjeçar, Veliaj e nderon me ‘Çelësin e Qytetit’: Misionar i afrimit të Shqipërisë me Italinë! Bucci: Lidhje të veçantë
19 Janar, 12:08
-
Veliaj jep certifikatat e pronësisë për familjet e ‘5 Majit’: I vendosur t’i çoj punët deri në fund
18 Janar, 12:02
-
Veliaj:Tiranës do i shtohen edhe 10 shkolla të reja, subvencionojmë çerdhet dhe kopshtet si asnjë vend tjetër në rajon
17 Janar, 15:18
-
SHËNIM/ Përse iu desh Berishës dhe shtypit të tij të shpiknin 'një apartament' të Ajolës
17 Janar, 13:32
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Do rishikojmë edhe buxhetin! Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar, jo i epokës ish-Sovjetike
16 Janar, 16:48
-
Rindërtimi/ 75 familje në Kombinat marrin apartamentet! Veliaj: U vonuam 5 vite nga gjyqet e partiçkave politike, luftojnë për 5 vota
16 Janar, 12:27
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45