Është dokumentuar prania e Pulës së Egër (Tetrao urogallus) në Parkun Kombëtar "Alpet e Shqipërisë", një prej shpendëve më të mëdhenj dhe më të rrallë të pyjeve malore në vend, bën me dije Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.
Kjo specie jeton në pyje halore dhe të përziera, në zona të qeta me ndërhyrje të kufizuar njerëzore. Mashkulli dallohet për përmasat e mëdha dhe pendët e errëta karakteristike, ndërsa femra për ngjyrat kafe të kamufluara që e ndihmojnë gjatë folezimit.
E ushqyer me fara, sytha, gjethe, manaferra dhe insekte, Pula e Egër luan një rol të rëndësishëm në ekuilibrin e ekosistemeve pyjore dhe është një tregues i biodiversitetit të pasur dhe i pyjeve të shëndetshme.


Komente










Perse e jepni apo t'a shfarosin injorantet?! Mos jepni as foton,as vendin ku eshte pare,sepse rrezikohet.
PërgjigjuPaska me na ardh edhe gjeli eger se mas pulave gjithmon vjen gjeli e tesh nuk kan pse emogrojn shqiptart.
PërgjigjuUN THEM KTË PYLLIN TA BETONIZOJMË.... SEPSE DO KETË QARKULLIM LEKËSH DONSHITET RËRË, TULLA , HEKUR, PLLAKA LEKUNDO QARKULLUJË EDHE PSE INVESTIMET STRATEGJIKE NUK PAGUAJNË TVSH DHE TATIM FITIMI.... DO PËRFITOJË VETËM PASTRUSI LEKËVE..... PASTAJ AJO ËSHTË PULË E EGËR E PA VAKSINUAR IMAGJINONI TË SËMURENI ÇA DO HANI PEMËT E PYLLIT 5000 VJEÇARË APO PULAT E E GRA TË PA VAKSINUARI... KU KA MË MIRRË SE BETONI....
PërgjigjuShume bukura shpresojme qe te mos te shkojne ti vrasin gjahtaret qe shkojne per gjah,
Përgjigju