Një banore nga Kamza raportoi në Report Tv se bashkia e Kamzës iu ka mbyllur dyert në këto ditë të vështira për shkak të përmbytjeve. Ajo tha se banesa e saj përmbytet vazhdimisht për shkak të bllokimit të kolektorëve të cilët janë ndërtuar pa studiuar terrenin më parë.
"Para pesë vitesh u rikonstruktua rruga, dy vite më parë plasën kolektorët dhe hynë në banesa. Pushteti vendor nuk u kujtua. Askush nuk na pranon në bashki. Na thanë bëni një kërkesë, e bëjmë por nuk e protokolluan kërkesën. Shtëpinë e kam dykatëshe dhe orenditë i kam dërguar në katin e dytë, sepse kati i parë është nën ujë. Është problemi i kolektoreve të bërë gabim, jashtë kushteve teknike", tha banorja nga Kamza.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com