Partia e Lirisë ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga përmbytjet e përsëritura në qarkun e Beratit, duke akuzuar pushtetin lokal dhe atë qendror për mashtrim, abuzim dhe papërgjegjshmëri.
Sekretari Politik i kësaj partie në këtë qark, Lefter Maliqi, shprehu sot mbështetje për banorët që kanë dalë në protestë në Bashkinë Dimal dhe në zona të tjera të qarkut, duke kërkuar dëmshpërblim 100% për dëmet e shkaktuara.
Ai hodhi akuza ndaj ministrave dhe drejtuesve vendorë në Kuçovë dhe Dimal, të cilët sipas tij kanë bërë vetëm shfaqje propagandistike, pa ofruar ndihmë konkrete për qytetarët e prekur.
Maliqi pretendoi se hapja e portave të hidrocentralit të Banjës në zonën e Kuçovës është është bërë pa njoftim paraprak, duke mos u dhënë kohë banorëve të marrin masa për evakuimin dhe mbrojtjen e pronës dhe bagëtive.
Sipas tij, në zona si Sals Kozare, Kozare, Ferras, Ferma Partizani, Tapi dhe Rreth Tapi, përmbytjet kanë qenë të gjera, ndërsa banorët kanë denoncuar mungesën e pastrimit të kanaleve kulluese prej më shumë se 10–20 vitesh.
Deklarata e plotë e Lefter Maliqit
"Si Drejtues Politik i atij Qarku, denoncoj me forcën më të madhe mashtrimin, abuzimin, paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e pushtetit lokal dhe atij qëndror me përmbytjet e përsëritura në Qarkun Berat. Mbështes çdo banor që është ngritur në protest në bashkinë Dimal dhe në të gjithë Qarkun e Beratit, për dëmshpërblimin 100% të dëmeve nga kjo përmbytje e përsëritur. Pamë, jo më larg se dje dhe pardje, minstra, drejtues të pushtetit lokal, në zonën e Kucovës dhe Dimalit, me shoë dhe propogandë, të veshur me cizme apo me varkë dhe veshje të tjera demonstrative dhe asnjë ndihmë për ata banorë. Neglizhenca, pavarësisht fatkeqësisë natyrore, sidomos në zonën e Kucovës, me hapjen e portave të Banjës, nuk u vu asnjë dijeni, me orë të tëra për hapjen e kësaj porte, në mënyrë që banorët të mernin masa për evakuimin dhe mbrojtjen e pronave të tyre, bagëtive etj. Në zonën e Dimalit, në Polican, në Ciflik, pati përmbytje masive. Banorët e Dimalit u ngritën në protest kundra miliona lekë të vjedhura në mënyrë abuzive për argjinaturën dhe pritjet që u bënë nga firma Salillari, por deklaroj se në zonën e Kucovës kam qenë i pranishëm në të gjitha zonat e përmbytura, sepse e prek atë zonë.
Sidomos në zonën e Sals Kozares, Kozare, Ferras, Ferm Partizani, Tapi, Rreth Tapi, përmbytjet ishin masive.
Dhe në pamjet filmike, banorët denoncojnë neglizhencën e pushtetit lokal ku ka patur mbi 10-20 vjet që kanalet kulluese nuk pastroheshin nga pushteti lokal.Po kështu, landfilli në Fermë Partizani, afër bashkisë së Kucovës, e mori lumi , pra plehërat që ishin në një zonë që nuk duhet të ishin dhe i ka shpërndarë në të gjitha tokat bujqësore. Aq më keq që Kucova ka dhe puse nafte kudo dhe janë përhapur dhe janë përhapur kudo në tokat bujqësore. Denoncoj dhe kërkoj me forcë të madhe dëmshpërblimin e të gjithë banorëve të përmbytur nga kjo fatkeqësi e madhe natyrore. Strukturat e PL-së, Drejtuesit Politikë si në Dimal, në Berat, por edhe në Kucovë, kanë qenë të pranishëm pranë banorëve edhe për ti mbështetur masivisht ata. Deklaroj se vetëm në Sals Kozare, janë përmbytur mbi 100 hektarë tokë, 10 hektarë sera, rreth 5 hektarë me agrume. Po kështu edhe shpendë e kafshë dhe rreth 20 shtëpi të përmbytura. Edhe njëherë, të jeni të bindur banorë, të majtë dhe të djathtë, data 24 erdhi. Opozita e bashkuar do të jetë në shesh, në revolt për të ndihmuar njerëzit, për ta kthyer vendin sa më shpejt në zgjedhje të lira dhe të ndershme, në qeveri teknike dhe për ti kthyer fitoren e pushtetit lokal dhe të pushtetit qëndror jo vetëm në Kuçovë, Berat, por në të gjithë Shqipërinë" thuhet në deklaratën e tij.
Komente










