1768042828_obotshkoder.jpg

Rreth 900 hektarë tokë vijojnë të mbeten nën ujë në qarkun e Shkodrës, konkretisht në Bashkinë Shkodër dhe Bashkinë Vau Dejë.

Situata është drejt përmirësimit, krahasuar me ditën e djeshme, teksa ka pasur ulje të niveleve të ujit në zonat e prekura.

Në zonën Obot, është konstatuar rënie e nivelit të ujit. Aksi rrugor që lidh fshatin Obot me rrugën kryesore paraqet prezencë uji rreth 100 cm, nga 110 cm që ishte një ditë më parë, duke shënuar ulje rreth 10 cm. Aksi vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

Në Obot ka banesa me prezencë uji në oborre, ndërsa deri në këto momente nuk ka raportime për prezencë uji në brendësi të banesave.

Në bashkinë Malësi e Madhe, në fshatin Vukpalaj janë ende 20 banesa me ujë rreth oborreve, por niveli i ujit ka rënë krahasuar me ditët e mëparshme. Nuk ka prezencë uji në tokat bujqësore, por të gjitha livallet nga Vija e Vrakës (Njësia Administrative Gruemirë) deri në fshatin Gashaj (Njësia Administrative Kastrat) mbeten të përmbytura nga prurjet e Liqenit të Shkodrës.

Në Njësinë Administrative Dajç, në zonën Urrelat – Shirq, është konstatuar ulje e nivelit të ujit rreth 10 cm krahasuar me ditën e djeshme. Vijon të ketë prezencë uji në kanalet kulluese të tokave bujqësore, por pa depërtim në banesa.

Akset rrugore Koplik–Bogë, Dedaj–Razëm dhe Bogë–Theth janë të kalueshme, por kërkohet respektim rigoroz i rregullave të qarkullimit, sinjalistikës dhe përdorimi i gomave dimërore ose zinxhirëve. 

Në zonën e Qafë Thorës nuk është evidentuar rrezik nga ortekët. 


Lajmi kryesor:

Çahet argjinatura e Semanit, 3500 hektarë tokë e mbi 20 banesa të përmbytura në Fier! Përmirësohet situata në Durrës, vijon verifikimi i dëmeve