TIRANË- Banorët e Unazës së Re, bashkë ish-deputetë të opozitës kanë bllokuar mbrëmjen e sotme rrugën në zonën e Astirit. Ata kanë hedhur 4 bomba molotovë duke ndaluar qarkullimin e automjeteve. Ata kanë shpalosur edhe një banderolë ku shkruhet ‘Mbrojmë familjet tona, ky është genocid’.
Paraditen e sotme ata protestuan para drejtorisë së Policisë pas arrestimit të tre protestuesve, me akuzën e bllokimit të qarkullimit në shenjë proteste kundër zgjerimit të rrugës që prek banesat e tyre.
Ata janë Ilir Katiraj 51 vjeç, Gramoz Shehu 54 vjeç dhe Skënder Doda 56 vjeç, banues në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re. Policia deklaroi se tre banorët e Unzës së Re janë arrestuar pas ndryshimeve të Kodit Penal pasi bllokuan rrugën në protestën e organizuar pasditen e djeshme, e cila vijon prej një viti.

Zjarri i krijuar nga hedhja e molotovit nga banorët
VIDEO/ Bllokimi i rrugës dhe zjarri i krijuar nga djegia e molotovit
-
BRAVO ATE QE DUHET TE BEJE BASHA ME PD PO E BENI JU BRAVO
Përgjigju -
Ju qe komentoni negativisht ti rrruni trapin ketyre se po mbrojne shtepite e tyre femijet e tyre jeten e tyre
Përgjigju -
SHPELLARE kthehuni ne shpellat nga keni ardhur,,,,mjaft e shkatarruat tiranen dhe shqiperine tone,,,,sot vendi ka zot ,,ai quhet edi rama ,,koha juaj mbaroi,,,populli e kuptoi kush ishte e keqja dhe fatkeqsia ne kete vend,,ata jeni ju maloke morracake…….
Përgjigju -
Policia duhet ti arrestoi keta bandita .. cfar kerkojn keta demshperblim ne kurriz te taksave tona ne burg zagaret..!
Përgjigju-
Jam plotësisht dakord !
-












Komente
Komento