Kodi i ri Penal arreston 3 protestues! 'Astiri' sulmon Drejtorinë e Policisë, banorët thyejnë xhamin: Lirojini (VIDEO)

TIRANE-Policia e Shtetit ka ndaluar tre protestues të Unazë së Re me akuzën e bllokimit të qarkullimit në shenjë proteste kundër zgjerimit të rrugës që prek banesat e tyre. Ata janë Ilir Katiraj 51 vjeç, Gramoz Shehu 54 vjeç dhe Skënder Doda 56 vjeç, banues në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re.

Policia deklaron se tre banorët e Unzës së Re janë arrestuar pas ndryshimeve të Kodit Penal pasi bllokuan rrugën në protestën e organizuar pasditen e djeshme, e cila vijon prej një viti. “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishje e qetësisë publike” dhe "Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”janë tre akuzuat që janë ngritur kundër tre të arrestuarve.

Policia thekson se me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i qarkullimit rrugor duke cenuar të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve dhe të mjeteve të transportit, do të përballet me pasojat e shkeljes së ligjit. Arrestimi ka sjellë reagimin e banorëve që janë zhvendosur duke protestuar te Drejtoria e Policisë së Tiranës duke kërkuar lirimin e tyre, ndërsa tubimi është shoqëruar me tensione, teksa njëri prej tyre ka thyer xhamin e derës kryesore.

VIDEO/Momenti shoqërimit të protestuesve të Unazës së Re

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:45
Banorët:Ku është Vetëvendosja, Meta e ambasadat? Balliu: Rama e bëri Kodin me qëllim


Për Klevis Balliun ndryshimet në Kodin Penal u bënë me qëllim për arrestimin e banorëve të Unazës së Re, por ai u shpreh me vendosmëri se nuk tërhiqet. "Qëndrimi i policisë është që këta banorë kanë bllokuar rrugën, është mashtrim. Banorët dje ishin në protestë si cdo ditë për 12 muaj.

Kur bëhet protestë bllokohet rruga. Më nxirrni një protestë në botë ku nuk është bllokuar rruga, ai ligj është justifikim për të bërë arrestime për të shuar protestën për të protestuar. E ftoj Ramën dhe Arta Markun, ke 9 muaj hetim për aferën te Unaza e Re, kush është arrestuar? Ne do të bëjmë gjithcka për të mbrojtur banorët". Ndërsa nuk munguan thirrjet e banorëve "Ku është Lëvizja Vetëvendosje, Presidenti dhe ambasadat", raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.

Ora 11:40
Tre të arrestuarit te Unaza e Re/ Policia: Bllokuan qarkullimin, i kapi Kodi i ri Penal

1570700484_unaza.jpeg
Policia deklaron se tre banorët e Unzës së Re janë arrestuar pasi bllokuan rrugën në protestën e organizuar pasditen e djeshme, e cila vijon prej një viti. “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishje e qetësisë publike” dhe "Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”janë tre akuzuat që janë ngritur kundër tre të arrestuarve. Ilir Katiraj 51 vjeç, Gramoz Shehu 54 vjeç dhe Skënder Doda 56 vjeç janë tre të arrestuarit, banues në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re. Policia thekson se me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i qarkullimit rrugor duke cenuar të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve dhe të mjeteve të transportit, do të përballet me pasojat e shkeljes së ligjit.

Ora 11:20
Tensione/ Banorët shtyjnë kordonin e policisë: Turp! Shtet leshi, lironi çunat!


Me thirrjet 'turp, turp, shtet leshi, lironi çunat' protesta e banorëve të Unazës së Re te Drejtoria e Policisë së Tiranës është tensionuar. Banorët kanë shtyrë kordonin e policisë duke tentuar sërish të futen brenda, ndërsa policia ka bërë thirrje për ruajtje të qetësisë.

Ora 11:10
Unaza e Re protestë te Drejtoria e Policisë, Flamur Noka: Nëse do të isha unë ministër...(VIDEO)

Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka i është bashkuar protestës së banorëve të Unazës së Re te Drejtoria e Policisë së Tiranës. "Kauza e banorëve të Astirit është e shenjtëruar, këta banorë mbrojnë të drejtat e tyre, banesën e tyre, janë heronj. Opozita e mbron me cdo cmim këtë kauzë. Nëse unë do të isha ministër i Brendshëm do të isha kategorik kundër atij ligji. Dhe nësë PD-ja do të ishte në pushtet, këto babëzi nuk do të ndodhnin" tha Noka për Report Tv.

Ora 11:03
Brahimllari i LSI: Rama po heq vëmendjen nga skandalet, nuk tërhiqemi (VIDEO)

Edhe Endrit Brahimllari, ish-deputet i LSI-së është në mbështetje të banorëve të Unazës së Re. "Rama ndërhyri sot për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e tij. Ulsi Manja me shokë sot duhet të ishin para drejtësisë, jo banorët. Nuk mundet Edi Rama me deputetë ilegjitimë, deputetët që kalojnë projektligje ilegjitime do të mbajnë përgjegjësi. Ne do të jemi në mbështetje të banorëve të Unazës së Re" tha ai.

Ora 11:00
Banorët e 'Astirit' protestë te Drejtoria e Policisë, thyhet xhami i derës (FOTO)

Ka nisur me tension protesta e banorëve të “Unazës së Re” përpara ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Një prej banorëve ka tentuar shkelmuar derën kryesore të godinës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Ora 10:56
Protesta te policia, Balliu: Do i japim Ramës përgjigje pa mëshirë, sot tubim pa afat (VIDEO)

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu u shpreh se protesta pasditen e sotme do të vijojë pavarësisht hyrjes në fuqi të ndryshimeve të Kodit Penal dhe shtoi se nuk dihet sa do të zgjasë. Balliu akuzoi kryeministrin Rama për arrestimet.

"Janë arrestuar tre persona në mënyrë të paligjshme, anti kushtetuese, pasi nuk ka pasur asnjë përplasje dhe asnjë problem. Nuk ka asnjë ligj që ndalon të drejtën për të protestuar. Jeni i dezinformuar, pasi nuk është bllokim rruge, por protestë, këto janë në protestë, nuk ka lidhje bllokimi i rrugës.

Nuk do të dalë nipi i Spiro Kolekës që të rikthejë nenin 55, ata që janë arrestuar janë arrestuar kundërshtim të ligjit. Kur u ndaloi të drejtën për të protestuar, Spiro Kali. Ky provokim që u ka ardhur banorëve të Unazës mund të sjellë dhe cfarë do që të sjellë përplasje apo gjithcka tjetër erdhi gjithcka si shkak i provokimit të Ramës. Është Rama shkaktari që Rama është këtu. Banorët kishin 12 muaj në protestë pa asnjë incident, ndërsa ky i arrestoi, pasojat janë përgjegjësi e tij. Nuk e di cfarë do të ndodhë, por gjithcka ndodh është faji i tij. Përgjigja jonë ndaj bandave do të jetë e shpejtë e pamëshirshme.

Duhet dialog me banorët. Sot jemi në një moment kritik për hapjen e negociatave, ndërsa ky vjen dhe arreston njerëz të pafajshëm. Ky nuk merret me kushtet e Europës por do të hapë vizat me Serbinë. Do ta mbrojmë pluralizmin me gjak. U them policëve hapni sytë, pasi Rama është në ditët e fundit dhe ata që zbatojnë urdhrat do të mbajnë përgjegjësi. Sot protesta do të vijojë në 18:30 dhe nuk e di sa do të vijojë, do ta vendosin banorët" tha ai.

Ora 10:54
Banorët e Unazës së Re tentojnë të futen me forcë në polici: Lironi vëllezërit tanë (VIDEO)

Banorët e Unazës së Re kanë mbërritur te Drejtoria e Policisë së Tiranës ku kanë tentuar që të futen me forcë, ndërsa njëri nga banorët ka thyer edhe xhamat e derës kryesore.

Ora 10:26
Ndalimi i tre protestuesve/ Banorët e Unazës së Re drejt Policisë së Tiranës: Lirojini! (VIDEO)

Banorët e Unazës së Re janë nisur për te drejtoria e Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e tre personave të ndaluar me akuzën e bllokimit të rrugës gjatë protestës, që vijon prej disa muajsh, por pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të Kodit Penal prej 8 Tetorit kjo vepër penale dënohet me burg.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • opioninion: 10/10/2019 16:14

    TE QELLOHETE ME PALAJMERI DHE TE SEKSTROHETE ZYRA E PARTISE DEMOKRATI TE ARESTOHETE TE GJITHE ANTARE TE PARTISE DEMOKRATIKETE MBROJME PRESINDENTI THACI

    Përgjigju
  • Ilir: 10/10/2019 15:48

    Vazhdoni e protestoni, se dhe Luli ju ka shitur. Ju inkurajoj te protestoni po largoni politiken,se ka per t'ju marre ne qafe.

    Përgjigju
  • Diana: 10/10/2019 15:10

    Maloke te qelbur qerrohuni nga tirana,,,askush nuk ju do ne tirane,,,merrni plackat dhe morrat dhe shkoni nga keni ardhur,,plehra.....

    Përgjigju
  • Kriçi fari pallës: 10/10/2019 13:45

    Shikoni në Shqipri ka koh që qameti është ber . Djali i fari pallës deri dje bythlëpirsi i kriminelit Enver Hoxha sot demokrat i flakët. E kriçi i fari pallës na bën rolin e garipit në një koh që ky është pederast pasiv.Mjer Shqipria me fari pallat.

    Përgjigju
  • flamuri pa bisht: 10/10/2019 13:39

    Sa e trishtuar është jeta në Shqipri politikan flamuri pa bisht ky njeri nuk vlen as për pastrus wc e jo më politikan. Ky është tipik IDJOT i ler.

    Përgjigju
  • dritani: 10/10/2019 13:17

    S'ka demokraci pa protesta. Po s'ka as demokraci pa ligje. Do te protestosh, zbato ligjin, kerko leje, percakto oren e vendin e jo blloko rrugen. Rruga nuk eshte e nje grusht njerezish, kaane apo s'kane te drejte. C'kusur kam une qe te bllokohem e qe s'kam asnje lidhje me ate proteste? O njerez te mashtruar, mos u zini me bese isha-ve. Nuk vijne per ju, por per vehten e tyre. I kerkojne, nxisin e frymezojne, por dhe organizojne perplasjet. E kerkojne me cdo cmim nje viktime.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 10/10/2019 12:08

    Apo Zaptuesi te behet si pronar dhe te bllokoje rrugen, te marri e te vjedhe token dhe te bertase DUAM TE DREJTAT TONA vetem ke ky shtet kam pare. Nuk I ka denuar njeri keto shpellare. Bravo shtetit. Ne burg e kane vendin

    Përgjigju
  • Gamori: 10/10/2019 11:40

    jo shtepiat ti shembin po dhe ti lene ca muaj brenda per prishje te qetesise publike. Zaptues

    Përgjigju
  • Populli: 10/10/2019 11:22

    Ju PD-LSI jeni e keqja dhe fatkeqsia me e madhe e ketij vendi,me fytyra si Mul Noka,Brahimllari,apo Balliu i Faros ky vend shkon gjithmone e me poshte,jeni vegla qorre ne dore te Sali Kriminelit e Ilir Kryehajdutit.

    Përgjigju
  • populli: 10/10/2019 11:19

    Skandali i ketij vendi jeni ju,pafytyresia juaj PD-LSi qe mbetet rrugeve jeni skandali dhe fatkeqsia me e madhe e ketij vendi.

    Përgjigju
  • Agim Cupja: 10/10/2019 10:03

    Ah sa mire ti behet, te shlyejne minutat qe kane lene ne pritje me mijera njerez, ne trafik per te mbrojtur padrejtesine e tyre! Kane marre kohe nga jetet e shume njerezve ne pritje, nje dite do te vinte dhe fatura!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë