Zonja Banushi, si është organizuar formimit profesional dhe ai i arsimit profesional në ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë?
Formimi profesional ka qenë gjithnjë pjesë e veprimtarisë së ministrisë. Ndërsa arsimi profesional ka kaluar para dy vitesh në varësi të ministrisë. Përsa i përket financimit, ka kaluar në janar të vitit të kaluar dhe tani mund të themi që ofruesit e arsimit dhe formimit profesional janë pjesë e fushës dhe veprimtarisë së Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. E gjithë kjo politikë është bërë në mënyrë që të lidhim sa më afër aftësitë me tregun e punës, kërkesës dhe ofertës.
Jemi në vitin e dytë ku është zbatuar formula e ndjekjes së kurseve të formimit profesional falas, si paraqitet situata sot?
Gjatë këtyre dy viteve drejtoria e politikave të arsimit dhe formimit profesional në bashkëpunim dhe me aktorë të tjerë kanë bërë disa studime një prej të cilave është dhe identifikimi i nevojave të tregut të punës. Kjo do të thotë që ne duhet të hapim kurse të formimit profesional, ato lloj kurse në ato lloj zanatesh që tregu i punës në një rajon të caktuar ka nevojë. Mjaft interes ka pasur në bërjen e kursit falas, pra nga tarifimi zero i kryerjes së këtij kursi profesional. Por mund të them se rritja e numrit të njerëzve, studentëve të rinjve, që ndjekin kursin profesional ka ardhur dhe si rezultat i interesit të tyre pasi kanë mundur të gjejnë punë në një nga profesionet e kërkuara.
A ka rritje të kërkesave të personave që duan të ndjekin këto kurse të formimit profesional?
Duke iu referuar vitit 2013 ne kemi një dyfishim të numrit të të formuarve profesionalisht, të ndjekjes së kurseve dhe marrjes së diplomave të kurseve të formimit profesional. Mund të them se në vitin 2013 kemi pasur rreth 8 mijë deri në 9 mijë persona që kanë ndjekur kurset e formimit profesional. Por në fund të vitit që lamë pas ne kemi pasur 17 500 ndoshta më shumë të numrit të certifikatave të lëshuara nga drejtoritë tona të formimit profesional.
Në cilët sektorë ka pasur më shumë kërkesa për të ndjekur kurse të formimit profesional?
Nëse para pak vitesh interesi ishte te gjuhët e huaja, apo te stilimi parukeri etj, tashmë situata është krejt tjetër. Zanat e mirëfillta, si hidraulik, mekanik, shërbime me mjete transporti, ndërtimi, rrobaqepësia janë kurset që po kërkojnë gjithnjë e më shumë të rinjtë. Pasi mendoj se këtu është tregu i punës që kërkon këtë fuqi punëtorë, ndaj dhe ka një kërkesë në rritje për këto kurse të formimit profesional. Nuk duhet të përjashtojmë as zonat specifike që kërkojnë profesione të veçanta. Si Gjirokastra dhe Korça që kanë kurse specifike të gurëgdhënësit, apo kurse specifike që i duhen një rajoni të caktuar.
Ka një raport të numrit të të punësuarve që kanë mbaruar kurset profesionale?
Ne kemi bërë vazhdimisht në vite gjetjet tona për këtë. Por tanimë ne kemi krijuar një sistem gjurmimi në bashkëpunim me qeverinë Gjermane. Një sistem gjurmimi që ka funksionuar vetëm për Tiranën por se do të shtrihet dhe më tej në çdo vit në të gjithë Shqipërinë jo vetëm për ata që përfundojnë kurset tona të formimit profesional por dhe për nxënësit që do të përfundojnë shkollat tona profesionale.
Kurset e ofruara nga qendra e trajnimeve 4 në Tiranë
Emërtimi i kursit | Orët | Kohëzgjatja | |
---|---|---|---|
Departamenti i shërbimeve teknike | |||
1 | Elektroaut (2 nivele) | 390 | 5 muaj |
2 | Shërbime automobilistike | 450 | 5-6 muaj |
3 | Llamarinist dhe bojatisje automjeti | 420 | 5.5 muaj |
4 | Saldator | 240 | 3 muaj |
5 | Instalues i rrjetit elektrik | 360 | 4-5 muaj |
6 | Riparues i pajisjeve elektroshtëpiake | 360 | 4-5 muaj |
7 | Instalues dhe Riparues paneleve fotovoltaike | 240 | 3 muaj |
8 | Hidraulikë | 390 | 5 muaj |
9 | Instalues e riparues të sistemeve ngrohëse-ftohëse | 250 | 3.5 muaj |
10 | Instalues dhe riparues i paneleve diellore | 200 | 3 muaj |
11 | Riparues i pajisjeve elektronike(Radio, TV) | 390 | 4-5 muaj |
12 | Riparues elektronik për kompjutera | 350 | 4.5 muaj |
13 | Ndërtimtari (Muratorë, Suvatues, Pllaka shtrues, Hidroizolim, Patinim, Bojatisje) | 700 | 7-8 muaj |
14 | Kopështari-Luleshtari | 250 | 3.5 muaj |
15 | Mobilier | 400 | 5 muaj |
16 | Rrobaqepësi | 360 | 4-5 muaj |
17 | Fasoneri | 150 | 2 muaj |
18 | Parukeri | 305 | 4 muaj |
19 | Estetike -Kozmetike | 380 | 5 muaj |
20 | Manikyr-Pedikyr | 200 | 2.5 muaj |
21 | Berber | 200 | 2.5 muaj |
22 | Tatuator | 200 | 2.5 muaj |
Departamenti i shërbimeve turistike | |||
23 | Kuzhinier | 350 | 4-5 muaj |
24 | Kamarier | 200 | 2.5 muaj |
25 | Banakier | 220 | 3 muaj |
26 | Recepsionist hoteli | 180 | 2.5 muaj |
27 | Turizëm familjar | 300 | 3-4 muaj |
28 | Guidë turistike | 150 | 2 muaj |
Departamenti i shërbimeve sociale | |||
29 | Sekretari | 200 | 2.5 muaj |
30 | Asistente social | 203 | 2.5 muaj |
31 | Kujdestar fëmijësh | 150 | 2 muaj |
32 | Kujdestar i kujdesit per te moshuar | 150 | 2 muaj |
33 | Kujdestare e Sherbimit ne Shtepi | 150 | 2 muaj |
34 | Kujdestar të kujdesit për personat me aftesi te kufizuar | 200 | 2.5 muaj |
35 | Sipërmarrës i biznesit të vogël | 250 | 3 muaj |
36 | Arkëtar zyre | 150 | 2 muaj |
Shërbime të tjera suplementare | |||
37 | Përdorues Kompjuteri | 154 | 2 muaj |
38 | Indesign (faqosje) | 75 | 1 muaj |
39 | Gjuhe Angleze (3 nivele) | 260 | 11 muaj |
40 | Gjuhe Italiane (3 nivele) | 250 | 11 muaj |
41 | Gjuhe Gjermane (3 nivele) | 260 | 11 muaj |
Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)