ELBASAN – 29 vjeçari Nevzat Spaho, një ndër tre të arrestuarit për vrasjen e Mondi Mëhallës në Elbasan, është lënë në burg nga gjykata e Elbasanit. Ai u arrestua si bashkëpunëtor dhe përballet me akuzën e vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.
"Sot, më datë 06.12.2025 pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasn u mbajt seanca për masën e sigurimit për shtetasin N.S me objekt " Vleftësim ndalimi, caktim mase sigurimi" seeanca e masave të sigurimit do të zhvillohet me dyer të mbyllura, në përfundim të gjykimit gjykata e përbërë nga: Gjyqtar i çështjes z. Elis Dine vendosi: vleftësim të ligjshëm të ndalimit dhe caktim mase "arrest ne burg" për shtetasin N.S.", njoftoi gjykata.
Një ditë më parë, gjykata e Elbasanit la në burg ish ortakun e Mëhallës, Xhino Ago dhe rojen e karburantit “Xhaxhi Oil” ku ndodhi ngjarja, Kujtim Pisha. Ago akuzohet për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa roja akuzohet për moskallëzim krimi.
Mondi Mëhalla u ekzekutua me dy plumba në kokë dhe një në trup mbrëmjen e 30 nëntorit sapo kishte dalë nga një zyrë në karburantin në pronësi të tij “Xhaxhi Oil”, dhe hyri në makinë. Ai u qëllua në kokë me 2 plumba pistolete, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Njëri nga autorët doli nga makina “Audi”, u afrua dhe qëlloi. Dy autorët u larguan më pas drejt Librazhdit, ku edhe dogjën automjetin në Mirakë, brenda të cilit u gjet e djegur pistoletën Beretta, të përdorur në krim.
Komente







